Lajme
Shqipëri: Amnistia për emigrantët, shihet si rrezik i lartë për pastrimin e parave
Sipas ekspertëve të ekonomisë nisma për një amnisti të plotë kapitali mban një risk të lartë për pastrimin e parave që kanë si origjinë krimin dhe korrupsionin.
Rezultatet e pyetësorit të “Këshillimit Kombëtar” që prezantoi më 7 prill kryeministri Edi Rama, rikthyen idenë e një amnistie të përgjithshme fiskale dhe penale për legalizimin e parave të padeklaruara.
66% e të pyeturve iu përgjigjën pozitivisht pyetjes nëse emigrantët shqiptarë që duan të depozitojnë kursimet e tyre në Shqipëri duhet t’u jepet amnisti e plotë.
Por sa e mundur është legalizimi i parave të emigrantëve?
Në konventat që Shqipëria ka me shtetet e tjerë për shmangien e tatimit të dyfishtë, të ardhurat nga punësimi i emigrantëve janë të amnistuara, pasi tatohen në vendin e burimit ku ushtrohet puna.
Nëse do të vijnë para të siguruara nga puna në të zezë, dy janë mënyrat:
-përmes sistemit bankar, ku sërish paratë do të duhej të deklarohen në vendin që ndodhen;
-në formën “cash” përmes transportit me “çantë”, ku sërish ligji i çdo vendi detyron që shumat mbi 10 mijë euro të shoqërohen me dokumente që e justifikojnë pasurinë.
Ekspertët e ekonomisë thonë se në vetvete nisma për një amnisti të plotë kapitali mban një risk të lartë për pastrimin e parave që kanë si origjinë krimin dhe korrupsionin.
“Kemi një informalitet të lartë, kemi perceptim për korrupsionin që dhe po identifikoi i lartë në shoqëri, kemi dhe një kriminalitet të lartë të lidhur me lëndët narkotike. Për të frenuar dhe të mos futen në sistem këto para, duhet kuadër i mirë ligjor dhe një sistem që të ndalohet futja e këtyre parave, që mund të kenë shkuar në offshore dhe të rihyjnë në vend”, shprehet për Euronews Albania ekonomisti, Enton Duro.
Ai thotë se nëse amnistia do të ndodhë, qeveria duhet të marrë masa për të rregulluar sistemin e komplikuar tatimor.
“Bashkë me amnistinë fiskale duhet të kemi një sërë reformash dhe ndryshimesh në sistemin tatimor që të mos ketë nevojë në të ardhmen për nisma të ngjashme”, shtoi eksperti, përcjell Albinfo.ch.
Miratimi i një nisme të tillë ligjore kërkon miratimin e 84 votave në parlament, të cilat mazhoranca nuk i ka. Në vitin 2020, kur votat, projektligji nuk u fut në kalendarin e votimit të parlamentit pas kontestimeve që pati Komisioni Evropian
E-Diaspora
-
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar Londra duartroket kulturën shqiptare, Ansambli Kombëtar shkëlqen në Shaw Theatre... -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare -
Shqiptarja e parë nga Kosova diplomon në MIT, një nga universitetet më prestigjioze në botë -
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës -
Nga Zvicra me vepra për vendlindjen: Arben Lahu vazhdon aksionin vullnetar në Gollak
Jeta në Austri
-
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas Qeveria austriake i ka dërguar parlamentit një rregullore të re mbi ndihmat familjare për personat e... -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena












