Shqipëria

Shqipëri: 11 të vdekur nga COVID dhe 539 raste të reja

Dita e sotme ka shënuar numrin më të madh të të vdekurve në 24 orë në Shqipëri që prej shfaqjes së COVID.

11 qytetarë nuk kanë mundur t’i mbijetojnë virusit të padukshëm, 4 qytetarë nga Tirana të moshave 65-74 vjeç, 2 qytetarë nga Elbasani 57-83 vjeç, 1 qytetar nga Saranda 71 vjeç, 1  nga Kurini 73 vjeç, 1  nga Kavaja 74 vjeç, 1 nga Vlora 82 vjeç, 1 qytetar nga Bulqiza 84 vjeç.

Nga 3345 testime kanë rezultuar pozitivë me COVID19 539 qytetarë.