Kosova
Shqipe Sylejmani ua tregon zviceranëve Kosovën e bukur, në serialin e SRF
Në Zvicër jeton një diasporë e madhe e Kosovës – dhe pikërisht rrënjët e saj dëshiron t`i bëjë më të njohura seriali “G&G Grenzenlos" – Me Shqipe Sylejmanin në Kosovë”

“Njerëzit nga Kosova formojnë njërin ndër grupet më të mëdha të emigrantëve në Zvicër. Shumë prej tyre jetojnë këtu për disa dekada. E megjithatë ka pak njohuri në Zvicër për popullsinë kosovare. Është koha për ta ndryshuar atë…”. Kështu nis prezantimi i serialit veror “G&G Grenzenlos” (Pa kufij) të televizionit publik të Zvicrës, srf, shkruan albinfo.ch. Ky format është mjaft i popullarizuar dhe merret me temat që karakterizojnë përditshmërinë zvicerane.
Shkrimtarja zvicerane-shqiptare Shqipe Sylejmani ka ardhur në Zvicër me familjen e saj si fëmijë. Në serialin e ri “G&G grenzenlos”, 35-vjeçarja nga Bazeli, gjatë një jave tregon traditat, ushqimet dhe thesaret e tjera nga shtëpia e saj e dytë, Kosova.
Shqipja e çon ekipin e serialit “G&G Grenzenlos” tek librashitësit që vendosin mallrat e tyre çdo ditë në qendër të Prishtinës. Këto “mallra” janë shpesh vepra shqiptare që prej kohësh janë shitur në dyqanet zyrtare. Me çdo libër të shitur, një pjesë e historisë shqiptare mbahet gjallë përmes letërsisë. Është një histori që do të vazhdojë me një kapitull të ri.
Në Kosovë – shteti me popullsinë më të re në Evropë – ka një frymë optimizmi. Shumë të rinj duan t’i kthejnë diçka vendit që prindërit e tyre dikur duhej të largoheshin, transmeton albinfo.ch. E njëjta gjë vlen edhe për producentin dhe regjisorin e filmit, Ilir Hasanaj, i cili është shpërngulur nga Winterthur në Prishtinë, tetë vjet më parë. “Unë ndjej se një ndryshim është duke ndodhur. Thuhet gjithashtu se Kosova mund të bëhet diçka si një Zvicër e re”, thotë ai me shpresë.
Në fakt, ka disa ngjashmëri në mes të dy popujve: Ashtu si në Zvicër, njerëzit në Kosovë janë krenarë për traditat e tyre vendase. Silur zemrat e zviceranëve që rrahin më fort kur dëgjojnë një “yodel” (melodi tradicionale) të këndshme, ashtu edhe kosovarëve u përloten sytë kur shohin të luhet një kërcim i gjallërishëm i valles “Shota”. E përderisa në Zvicër specialiteti i njohur “fondue” adhurohet si një pjatë kombëtare, mysafirët në Kosovë u gëzohen gatimeve tradicionale si për shembull, tava.
Përveç ruajtjes së traditave, të dy vendet ndajnë edhe një pasion për ecjen. Një mënyrë argëtimi që tërheq gjithnjë e më shumë turistë në vargmalet e mëdha dhe pyjet me bredh të gjelbër të errët të Kosovës.
Përtej maleve, topografia e Kosovës karakterizohet nga kodra të buta. Toka që u dogj nga lufta tanimë është rimëkëmbur, kështu që vreshtat po lulëzojnë dhe vreshtaria mund të praktikohet përsëri në shumë rajone. Në këtë mënyrë Kosova po ringjall një degë të rëndësishme të ekonomisë. Vendi më i rëndësishëm në Evropë, për Kosovën, është Zvicra. Në fund të fundit, këtu jeton një nga diasporat më të mëdha të saj – dhe pikërisht rrënjët e saj dëshiron t`i bëjë më të njohura seriali “G&G Grenzenlos” – Me Shqipe Sylejmanin në Kosovë”.
Transmetimi: Nga e hëna, 3 korrik 2023, ora 18:35, SRF 1
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Mbrëmje përmbyllëse e Panairit Ndërkombëtar të Librit në Gjenevë Në kuadër të përmbylljes së Panairit ndërkombëtar të librit që mbahet në Palexpo nga 19 deri...
-
Valton Halimi në garë për asamblist në komunën e Gleisdorfit në Austri
-
Teatri i Kosovës po hap një kapitull të veçantë në skenën norvegjeze
-
Ambasada e Kosovës në Londër prezanton ushqimet tradicionale
-
Gazeta zvicerane për koncertin e Filharmonisë në Bernë: Një mrekulli e pazëvendësueshme
Jeta në Austri
-
Kanabisi mbetet më i popullarizuari, përdorimi i kokainës rritet në Austri Sipas analizave vjetore të kryera nga Instituti i Mjekësisë Ligjore (GMI) në Universitetin Mjekësor të Innsbruck-ut,...
-
Fluturimet direkte që mund të merrni nga Vjena, duke filluar nga kjo verë
-
Valton Halimi në garë për asamblist në komunën e Gleisdorfit në Austri
-
Austria po kërkon në Indi punëtore të kualifikuar
-
Pse qiratë në Austri po rriten më shpejt se kudo tjetër në Europë?