Integrimi
Shpresat për familjen shqiptare
Çifti i ri u largua në vitin 2015 nga Shqipëria për në Gjermani. Ai është mysliman, derisa gruaja katolike dhe të dy u larguan pas kërcënimeve hakmarrëse nga familjaret e tyre
Historia e Aurel Kukës, Aida Gjinaj dhe vajzës së tyre të vogël, Amaris, mund të jetë një shembull i integrimit të suksesshëm në Gjermani. Megjithatë, mentorët e refugjatëve kanë frikë për të ardhmen e tyre, por kursi i trajnimit mund të ketë një rol vendimtar në këtë aspekt, shkruan ‘waz.de’, përcjell albinfo.ch.
Pasi 24-vjeçari Aurel Kuka filloi kursin si mekanik, gruaja dhe vajza e tij u kërcënuan me dëbim të menjëhershëm.
Çifti i ri u largua në vitin 2015 nga Shqipëria për në Gjermani. Ai është mysliman, derisa gruaja katolike dhe të dy u larguan pas kërcënimeve hakmarrëse nga familjaret e tyre.
Në Dortmund të vitit të kaluar ata ishin martuar, derisa në shtator Aida solli në jetë një vajzë. Ata kanë vullnet të madh për t’u integruar në Gjermani, kurse për një kohë të shkurtë kanë mësuar edhe gjuhën. Kuka mori edhe një kontratë trajnimi.
Pasi Shqipëria u shpall vend i sigurt, nuk ka gjasa për familjen shqiptare të qëndrojë, megjithatë, është edhe një mundësi. Pasi Kuka është duke ndjekur një trajnim profesional, kështu që ligji mund të jetë në anën e tij sipas Ligjit të Integrimit.
Megjithatë, qyteti i Dortmundit nuk mund të komentojë rastet individuale. Ata që fillojnë kursin profesional kanë gjasa të qëndrojnë, dhe kështu ndarja me familje mund të jetë e përkohshme.
E-Diaspora
-
Mërgimtari përfshihet në aksidentin tragjik në Shtime–Lipjan, një person humb jetën Aksident i rëndë në Shtime–Lipjan: një i vdekur, lëndohet mërgimtari që po... -
Shkatërrohet rrjeti shqiptar i falsifikimit të dokumenteve, shtatë persona përballen me drejtësinë -
Bëhu pjesë e rrjetit profesional shqiptar në Zvicër -
Pritjet vazhdojnë në dalje të Kosovës, kolona deri në 1 orë në disa pika kufitare -
Gjermani
Të gjitha 10-ta dhe medalje ari: Frenki Qafoku realizon ëndrrën për të studiuar inxhinieri në Gjermani
Jeta në Austri
-
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin 59-vjeçari, i cili tashmë ka një dënim të mëparshëm për vrasje, u shpall gjithashtu fajtor për... -
Vetëm 3 nga 30 kafenetë e Vjenës shërbejnë ujë falas -
Dhëniet e shtetësisë austriake rriten me 17% në gjysmën e parë të vitit 2026 -
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat















