Shqipëria
Shpëtohen 5 turistët gjermanë në Shqipëri
Pesë turistë gjermanë humbën orientimin pasditen e djeshme në zonën e Karaburunit në Shqipëri, në një terren të vështirë dhe të thepisur.
Pas njoftimit të marrë rreth orës 18:00, Njësia Delta u nis menjëherë drejt vendit të quajtur Maja e Qorres për lokalizimin dhe shpëtimin e tyre, transmeton albinfo.ch.
Forcat e shpëtimit arritën të gjejnë të pesë turistët. Katër prej tyre janë në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa njëri nuk është në gjendje të ecë vetë për shkak të gjendjes së tij fizike.
Efektivët e Njësisë Delta shoqëruan grupin drejt një zone të sigurt, ndërsa turisti i dëmtuar u transportua në krahë me mjete rrethanore, për shkak të terrenit tepër të vështirë.
Distanca dhe kushtet e terrenit e bënë të vështirë evakuimin e plotë të turistëve.
E-Diaspora
-
Orges Bytyqi përfundon me sukses kursin TOEFL dhe nis studimet në Eötvös Loránd University Pas suksesit në TOEFL, Orges Bytyqi nis studimet në Eötvös Loránd University... -
Zvicër
Hekuran Bytyçi doktoron në Zvicër dhe merr pozitë udhëheqëse në kardiologji -
Linz, Austri: Policia shpëton nga vdekja kosovaren, nënë e dy fëmijëve -
Podujevë: Hapet panairi “Ditët e Diasporës” -
Violinistja shqiptare Uendi Reka ngjitet në skenën e festivalit prestigjioz Carniarmonie në Itali
Jeta në Austri
-
Linz, Austri: Policia shpëton nga vdekja kosovaren, nënë e dy fëmijëve Incidenti dramatik ndodhi rreth orës 6:10 të mëngjesit kur një burrë 29-vjeçar nga Kosova zbuloi gruan... -
Austri: Paralajmërohen stuhi, niveli i kuq i paralajmërimit për disa zona -
Zakir Popaj, pianisti shqiptar që performon në kafenetë më prestigjioze të Vjenës -
Austri
Dy të rinj shqiptarë organizojnë forumin ndërkombëtar “Future Diplomats” në Austri -
Kurrikula e re e shkollave të mesme austriake shton inteligjencën artificiale, demokracinë dhe median











