Lajme
Shoqata e Psikologëve të Kosovës: Varianti i ri i Covid-19 ndikon direkt në shëndetin mendor
Varianti i ri i virusit Covid-19 do të ndikojë në mënyrë direkte te popullata dhe do të shkaktojë shqetësime në shëndetin mendor të tyre, tha kryetari i Shoqatës së Psikologëve të Kosovës, Ilir Havolli.
“Duke pasur parasysh që virusi apo Covid-19 është gogolizu si një virus keqsjellës, si një virus që sjell vdekjen, atëherë dhe çdo variant i ri që qarkullon si pasojë dhe ka ndërlidhje me virusin apo me Covid-19 është diçka që pritet me shqetësim nga popullata dhe ndikon në mënyrë direkte në formë negative tek shëndeti mendor dhe jo vetëm varianti i ri që është duke qarkulluar por çdo gjendje gripoze, e cila ka me pas simptomat e njëjta ka me shkaktua shqetësime psikologjike tek popullata përkatësisht destabilizim emocional dhe ndikim direkt në shëndetin mendor”, u shpreh mes tjerash ai.
Tutje, Havolli tha që një fenomen tjetër me të cilin do përballemi shumë shpejt është stresi pasreumatik, që do rikthehet dhe ripërjetohet çdoherë kur në Kosovë ka gjendje gripoze dhe tashmë edhe me variantin e ri ka shumë mundësi që individët me përjetua stresin pas reumatik.Ai mes tjerash tha që hapësira e munguar institucionale, dhe mundësia e ofrimit të një qendre rehabilitimi do krijojë vështirësi në të ardhmen.
“Ashtu siç nuk kemi punuar asgjë deri sot me veteranët e luftës, të cilët përjetojnë stresin pasreumatik, ashtu nuk kemi punuar dhe nuk e shohim hapësirën institucionale ku institucionet tona kanë me ofrua një qendër rehabilitimi për punën e personave të cilët përjetojnë stresin pas reumatik, sepse këta persona që përjetojnë këtë stres, janë persona që kanë probleme, që janë barrë edhe për familjen, por edhe për gjendjen e tyre shpirtërore dhe për shoqërinë dhe këta individë munden me privua jetën e tyre dhe me ndëshkua në forma të ndryshme edhe shoqërinë që e kanë”, tha Havolli për EkonomiaOnline, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Oda Ekonomike e Kosovës fton bizneset në takimet B2B me diasporën Aktivitetet do të mbahen në Pejë, Gjakovë dhe Gjilan me synim krijimin e partneriteteve të reja... -
Kosovare Asllani vazhdon kontratën me London City Lionesses deri në vitin 2027 -
Zvicër
Vexhid Sejdiu: Shkolla Shqipe në Zvicër mbyll vitin shkollor, nisin regjistrimet për 2026/2027 -
Kosovë
135 futbollistë e futbolliste nga diaspora morën pjesë në kampet e FFK-së -
Mërgimtarët drejt vendlindjes: Ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas












