Integrimi
Shoferi kosovar, me patentë të rremë në rrugët e Austrisë
Një 21-vjeçar nga Kosova, pas një aksidenti në rrugët e Austrisë është identifikuar se ishte duke ngasur veturën me patentë të rremë.
I riu kishte marrë me qira një veturë dhe derisa ngaste në drejtim të Shardingut, ai rrëshqet dhe përplaset në anësoret e autostradës. Djaloshi, së bashku me pasagjerin tjetër, po ashtu nga Kosova, shpëtuan fatmirësisht pa dëmtime, shkruan nachrichten.at, përcjell albinfo.ch.
Në vendin e ngjarjes erdhi policia, ku shoferi i veturës iu nënshtrua testit të alkoolit, i cili kishte vlerë 0.84. Kosovari paraqiti një patentë, të cilën policia austriake e zbuloi se ishte e rremë.
Si rezultat i kësaj, 21-vjeçari do të paraqitet në Prokurorinë e Ridit.
E-Diaspora
-
Profesoresha shqiptare Shyhrete Rexhaj drejton debatin shkencor mbi vetëvlerësimin dhe kujdesin në fushën e infermierisë në Lozanë Më 8 tetor 2026, në Lozanë, do të mbahet një konferencë kushtuar rëndësisë së vetëvlerësimit, identitetit... -
Deola Sejdiu përfundon me sukses kursin e HarvardX -
27-vjeçari shqiptar ndalohet në aeroportin e Memmingenit me dokumente të falsifikuara -
Nis mësimi plotësues në gjuhën shqipe në Bietigheim-Bissingen -
Hamburg
Elbenita Kajtazi vlerësohet në skenën e Staatsoper Hamburg
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind













