Shkurt.ch
Shoferët zviceranë, të tretët në Evropë për ngasje nën ndikim të alkoolit
Nga 1000 personat e anketuar në mesin e shoferëve zviceranë, 17 për qind kanë deklaruar vetë se në maujin paraprak kanë vozitur automjetin përkundër faktit se kanë konsukmuar më shumë alkool se sa është e lejuar
Zviceranët konsiderohen të disiplinuar në çdo aspekt, por duket se të tillë nuk janë sa i përket ngasjes së makinave. Një studim i realizuar në nivel evropian rreth shprehisë së vozitjes nën ndikimin e alkoolit ka konstatuar se zviceranët janë diku afër kulmit të listës.
Siç bën të ditur Zyra Këshillimore për mbrojtje nga aksidentet (Bfu), Zvicra është në vendin e tretë në këtë drejtim në Evropë, përcjell albinfo.ch. Më shumë të dhënë pas alokoolit janë vetëm shoferët belgë dhe ata francezë, bie në përfundim studimi.
Lista e «mëkatarëve» të alkoolit në trafik është bërë duke u bazuar në anketimin e bërë në terren. Nga 1000 personat e anketuar në mesin e shoferëve zviceranë, 17 për qind kanë deklaruar vetë se në maujin paraprak kanë vozitur automjetin përkundër faktit se kanë konsukmuar më shumë alkool se sa është e lejuar.
Siç u tha më lartë, më shumë se zviceranët kanë pirë alkool vetëm kolegët e tyre francezë dhe belgë. Ndërsa dukshëm më mirë në këtë aspekt qëndrojnë shoferët finlandezë. Nga të anketuarit në atë vend, vetëm 1 për qind kanë theksuar se kanë vozitur nën ndikim të alkoolit.
Në Finlandë rreziku për t`u kontrolluar përqindja e alkoolit të shoferëve në trafik është dukshëm më i madh se sa në Zvicër, është konstatim i studimit.
E-Diaspora
-
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje... -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë











