Lajme
Shoferët zviceranë pinë më shumë alkool dhe ngasin më shpejt makinat
21.6% nga 1020 zviceranët e anketuar, kanë deklaruar se kanë ngarë veturën edhepse kishin pirë më shumë alkool se që është e lejuar. Në BE janë 13.1% të tillë
Një studim evropian i publikuar së fundi i vendos shoferët zviceranë të automjeteve në një pozitë jo shumë të mirë sa u përket shprehive të ngarjes. Kështu, siç shkruan “Sonntagszeitung”, 21.6% nga 1020 zviceranët e anketuar, kanë deklaruar se gjatë 30 ditëve të fundit kanë ngarë veturën edhepse kishin pirë më shumë alkool se që është e lejuar.
Në 20 vendet tjera evropiane me të cilat merret studimi në fjalë, ka rezultuar se një qasje të tillë ndaj alkoolit e kanë pasur 13.1% të të anketuarve, transmeton albinfo.ch. Veç kësaj, “rreziku” për t`iu nënshtruar një testi të alkoolit në gjak, në Zvicër është më i ulët se kudo në shtetet e BE-së. Kështu, në Zvicër gjatë vitit 2018 vetëm 12.7% të të anketuarve janë detyruar të testohen për alkool në komunikacion, ndërsa në BE, kjo mesatare ka qenë 18%.
Edhe sa i përket shkeljes së kufizimit të shpejtësisë në kominikacion, zviceranët qëndrojnë më keq se evropianët tjerë, konstaton studimi, përcjell albinfo.ch. 75.5% të zviceranëve të anketuar, kanë pranuar se në 30 ditët e fundit së paku nga një herë kanë ngarë makinën në autostrada, më shpejt se që është e lejuar. Mesatarja evropiane është pak mbi 60%.
“Megjithëse rezultatet janë brengosëse, ajo që është më me rëndësi për sigurinë në komunikacion është se numri i aksidenteve të rënda në Zvicër ka shënuar rënie viteve të fundit”. Kështu ka deklaruar për gazetën, Nicolas Kessler nga Këshillimorja për mbrojtje nga aksdintete BFU.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”













