Integrimi
Shoferët detyrohen të flasin gjermanisht, edhe gjatë pauzës!
"Kur ndonjëri në kthinën e duhanit flet në gjuhën e tij amtare, i tërhiqet vërejtja. Madje një kolegun tim e kanë kërcënuar edhe me pushim nga puna»
Muajin e kaluar qe bërë temë e madhe në opinionin zviceran vendimi i një komune që nxënësit, edhe gjatë pauzës në oborrin shkollor, të flisnin vetëm në gjuhën gjermane. Shumica e kritikonin këtë vendim. Tash së fundi edhe në një ambient tjetër, kësaj here në Aeroportin e Cyrihut, është vendosur që shoferët e autobusëve të flasin vetëm gjermanisht. Edhe gjatë pauzës për cigare, e edhe në telefonatat private!
Në të vërtetë, në një njoftim që figuron në ekranet e ndërmarrjes së autobusëve në arealin e aeroportit, mund të lexohet kjo përmbajtje: «Këmbimi ndërkulturor në autobus funksionon vetëm në rast se i gjithë ekipi e flet të njëjtën gjuhë», shkruan blick.ch.
Një tekst i tillë është në fakt një urdhëresë e shkruar në mënyrë më të sofistikuar, për të folur vetëm në gjuhën gjermane. Madje, përveç që në gjermanisht duhet komunikuar mes vete në pauzë, edhe telefonatat private duhen bërë në atë gjuhë, transmeton albinfo.ch. E dihet se një numër i madh, nëse jo shumica e shoferëve të autobusëve kanë gjuhë amtare të tjera dhe jo gjermanishten.
Portali zviceran më tutje ia jep fjalën një shoferi serb, Svetko F. (emër i shifruar) i cili ankohet për këtë urdhëresë, «Kur ndonjëri në kthinën e duhanit flet në gjuhën e tij amtare, i tërhiqet vërejtja. Madje një kolegun tim e kanë kërcënuar edhe me pushim nga puna», thotë ai, transmeton albinfo.ch. Ndërkohë, për të nuk është problem të flasë me kolegët e vet në gjermanishten e Zvicrës. Ai jeton prej 32 vitesh në Zvicër dhe e zotëron në mënyrë të përsosur këtë gjuhë. «Por kur më telefonon nëna ose motra, unë flas me to serbisht!».
Zëdhënësja e aeroportit ka thënë për portalin se: «është me rëndësi që të gjithë punëtorët të merren vesh mes vete në ekipet e tyre. Për këtë arsye, gjuhë komunikimi në ndërmarrje është gjermanishtja standarde. Kjo vlen edhe për mbledhjet e ekipeve. Por serbi Svetkon F. ngul këmbë: «Nuk lejoj të më ndalohet gjuha amtare».
E-Diaspora
-
Mërgimtari përfshihet në aksidentin tragjik në Shtime–Lipjan, një person humb jetën Aksident i rëndë në Shtime–Lipjan: një i vdekur, lëndohet mërgimtari që po... -
Shkatërrohet rrjeti shqiptar i falsifikimit të dokumenteve, shtatë persona përballen me drejtësinë -
Bëhu pjesë e rrjetit profesional shqiptar në Zvicër -
Pritjet vazhdojnë në dalje të Kosovës, kolona deri në 1 orë në disa pika kufitare -
Gjermani
Të gjitha 10-ta dhe medalje ari: Frenki Qafoku realizon ëndrrën për të studiuar inxhinieri në Gjermani
Jeta në Austri
-
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin 59-vjeçari, i cili tashmë ka një dënim të mëparshëm për vrasje, u shpall gjithashtu fajtor për... -
Vetëm 3 nga 30 kafenetë e Vjenës shërbejnë ujë falas -
Dhëniet e shtetësisë austriake rriten me 17% në gjysmën e parë të vitit 2026 -
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat














