Gjuha
Shkrimtarët e diasporës përurojnë veprat e tyre në Kosovë
Në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani” në Prishtinë, në kuadër të takimeve me shkrimtarë nga diaspora, të mërkurën është bërë përurimi i një numri të librave të shkrimtarëve nga diaspora.
Takimet tashmë tradicionale me shkrimtarë nga diaspora i shpalli të hapura Hasan Qyqalla, krijues, njëherësh kryetar i parë i Lidhjes së krijuesve shqiptarë në mërgatë.
Në këtë aktivitet kulturor, i cili u mbështet nga Ministria e Diasporës, përpos një numri të madh të bashkatdhetarëve, ishin të pranishëm edhe zëvendësministri Sahit Krasniqi, përfaqësues të MD-së dhe dashamirë të fjalës së shkruar.
“Se krijuesit në mërgatë mendojnë e veprojnë për Kosovën, për këtë flasin veprat tuaja, që do të mbeten brez pas brezi. Është detyrë e të gjithëve, gjithashtu edhe e krijuesve që të jenë në shërbim të Kosovës”, tha zëvendësministri Krasniqi, duke shtuar se krijuesit janë pjesë e thesarit të kombit tonë.
Me këtë rast u promovuan këta libra: vëllimi poetik “Kodi i etikës, i autorit Neki Lulaj; “Në krahët e ëndrrës”, i autores Fatmire Zenelaj ; vëllimi me poezi “Shpirti i fjalës”, i autorit Hasan Qyqalla; “Aroma e rrugëve me baltë”, i autores Mirvete Elmazi-Mehmeti; “Jehona e Agim Ramadanit”, i autorit Gjergj Rrustajt; “Antologjia për çlirimtarët, Ilaz Kodra e Antigona Sejdiu”, i autorit Ajet Shala, e libra të tjerë.
Të tjera nga Gjuha
E-Diaspora
-
Ambasadorët dhe bizneset diskutojnë mundësitë për investime dhe bashkëpunim ekonomik Forumi Business to Ambassador (B2A), i zhvilluar në kuadër të Konferencës së IX të Ambasadorëve, mblodhi... -
Bebe Rexha arrin një tjetër sukses, “New Religion” kalon 100 milionë dëgjime në Spotify -
Prishtinë
Kontrollorët alarmojnë për lazerët ndaj avionëve në Prishtinë: “Rrezikohet siguria e qindra udhëtarëve” -
320 të rinj nga diaspora pjesë e programit OriginAL -
“Të largohesh apo të qëndrosh?” – Migrimi dhe dilemat e të rinjve në filmat e DokuFestit
Jeta në Austri
-
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht Një "shpërthim i madh" të hënën në Austri! Klientët e Erste Bank dhe të shumë bankave... -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë











