Lajme
Shkollat zvicerane duhet t’u japin përparësi gjuhëve kombëtare
Drejtoresha e Forumit për Dygjuhësi në Zvicër, Virginie Borel, ka kërkuar që shkollat të vazhdojnë t’u japin përparësi gjuhëve kombëtare, duke kundërshtuar përpjekjet e disa kantoneve gjermanofolëse për ta shtyrë mësimin e frëngjishtes në shkollën e mesme.
Sipas saj, mësimi i hershëm i gjuhëve kombëtare nuk lidhet vetëm me njohjen e një gjuhe tjetër, por edhe me kuptimin e kulturës dhe mënyrës së jetesës së komuniteteve të tjera në Zvicër.
Debati është nxitur pasi disa kantone gjermanofolëse kanë votuar për ta zhvendosur frëngjishten nga shkolla fillore në atë të mesme. Ministrja zvicerane e Arsimit, Elisabeth Baume-Schneider, ka paralajmëruar se një hap i tillë mund të dëmtojë harmonizimin e arsimit dhe kohezionin kombëtar.
Borel thekson se shumëgjuhësia është një nga shtyllat themelore të Zvicrës dhe se vendi duhet ta mbrojë atë përballë zgjerimit të përdorimit të anglishtes.
“Zvicra është ndërtuar mbi disa gjuhë. Është e rëndësishme që shkollat të vazhdojnë t’u japin përparësi gjuhëve kombëtare”, tha ajo.
Ajo bëri thirrje për një qasje që nxit “takimin mes komuniteteve” dhe jo ndarjen mes tyre, duke theksuar se gjuhët kombëtare janë një pasuri kulturore dhe jo vetëm lëndë shkollore.
Disa kantone si Cyrihu, Argovia, Turgovia, Shën Galleni, Appenzell Ausserrhoden dhe Shvici kanë mbështetur ndryshime që do ta kufizonin mësimin e frëngjishtes në nivelin fillor, ndërsa në kantone të tjera debati vazhdon.
E-Diaspora
-
Trump fton në Shtëpinë e Bardhë 16-vjeçarin që shpëtoi një djalë nga mbytja Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar se do të ftojë në Shtëpinë e Bardhë një 16-vjeçar... -
Shkolla Shqipe “Abetarja” në Gjermani përmbyll me sukses vitin e parë shkollor -
Gjykata Speciale ia vazhdon paraburgimin Rexhep Selimit -
I jepet sot lamtumira mërgimtarit që humbi jetën në aksidentin me motoçikletë në Istog -
Vjenë
Talenti shqiptar Leart Alija në prova te Austria Wien
Jeta në Austri
-
Publikohet raporti i parë zyrtar për viktimat e luftës në Kosovë, dokumentohen 13.227 persona Instituti për Krimet e Kryera gjatë Luftës në Kosovë prezanton listën preliminare të të vrarëve, të... -
Vizitorët ndotin Danubin e Vjetër -
25% e fëmijëve gjermanë që jetojnë në Austri humbasin një vit shkollor -
Rita Ora emocionon Vjenën, shpërthen në lot teksa flet për rrënjët nga Kosova -
Austri
Rita Ora elektrizoi skenën në Vjenë me hitet e saj botërore













