Uncategorized
Shkollat në Strugë, mungesë të lektyrave në gjuhën shqipe
Në vend që t’i siguroj shteti, shkollat në Strugë lektyrat më të reja në gjuhën shqipe i marrin në panairin e librit në Tiranë.
Nëpër bibliotekat shkollore më shumë ka lektyra nga ish sistemi komunist, të cilat nuk janë në përdorim. Mungojnë lektyrat që parashihen sipas programit aktual mësimor. Në gjimnazin “Ibrahim Temo”, nxënësit dhe profesorët çdo vit tubojnë mjete dhe blejnë lektyra në Tiranë, shkruan alsatm, përcjell albinfo.ch.
Edhe profesorët ballafaqohen me të njëjtin problem. Ata thonë se numri i lektyrave është i vogël dhe nuk i përmbush nevojat e të gjithë nxënësve.
Nga 10.080 tituj të lektyrave në bibliotekën e gjimnazit në Strugë, vetëm 30% janë në gjuhën shqipe. Nga Ministria e Arsimit thonë se ky problem nuk është në kompetencën e tyre.
Ata thonë se ministria as nuk shtyp e as nuk shpërndan lektyra. Nëse nxënësit nuk mund t’i gjejnë nëpër bibliotekat e shkollës, duhet të shkojnë nëpër bibliotekat publike. Ndërsa, nëse në shkollë mungojnë lektyra, atëherë duhet t’i gjejnë vetë.
E-Diaspora
-
UHZ dhe ABSM hapin një kapitull të ri bashkëpunimi për aftësim profesional Njohuritë akademike synohet të plotësohen me kompetenca që studentët mund t’i përdorin drejtpërdrejt në zhvillimin e... -
SHKASH “Xheladin Zeqiri” nga Tetova prezanton folklorin shqiptar në Qipro -
Gjenevë: Ministri Hoti merr pjesë në aktivitetet kushtuar viktimave të zhdukjes me forcë -
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri
Jeta në Austri
-
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë? Të dhënat e fundit të Eurostat tregojnë dallime të mëdha në kohëzgjatjen e javës së punës... -
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë?













