Muzikë
Shkolla shqipe “Alba Life” në NY nis përgatitjet për Festën e Flamurit
Programi artistik me këngë e valle do të performohen në City Hall në Manhattan në NY në Ceremoninë, Bashkia e NY-ut
Është bërë e ditur se në shkollën shqipe “Alba Life’ në Bronx, gjatë procesit të mësimit dhe përgatitjes së programit artistik me këngë e valle që do të performohen në City Hall në Manhattan në NY, në ceremoninë që Bashkia e NY-ut do të organizojë me rastin e Festës së Pavarësisë së Shqipërisë, shkruan albinfo.ch.
Themelues dhe drejtori i kësaj shkolle, Qemal Zylo, është shprehur se të gjithë nxënësit janë duke u përgatitur për Festën e Flamurit më 28 Nëntor.
“Të gjithë nxënësit ishin shumë të vëmendshëm për të dëgjuar mësueset e tyre. Në fund bëmë edhe një fotografi të përbashkët të mësueseve dhe nxënësve për t’ju përshendetur ju të dashur prindër dhe dashamirës të shkollës sonë me rastin e Festës së Flamurit dhe për t’ju ftuar të vini në këtë Celebrim të veçantë më 21 nëntor 2019“, tha ai.
Po ashtu, Zylo uroi festën prindërve dhe gjithë shqiptarëve. “Provat e përgjithshme të grupit artistik do të bëhen të shtunën e ardhshme, më 16 nëntor 2019, gjithashtu do të mirëpresim nëse ka ende prindër të interesuar që të regjistrojnë fëmijët në shkollen tonë.
“Gezuar Festën e Pavarësisë së Shqipërisë ose, si e quajmë ndryshe Festën e Flamurit!”, përfundoi themeluesi i kësaj shkolle, Zylo. /Albinfo.ch





E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë Policia e Vjenës do të krijojë një zonë të posaçme sigurie rreth stadiumit dhe në pjesë... -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital -
Vjenë
Tringa Haxhiu përfundon me notën maksimale Masterin në të Drejtën Ndërkombëtare Biznesore në Universitetin e Vjenës













