Shkencëtari australian udhëtoi gjysmën e botës për t’i dhënë fund jetës së tij. Kjo pasi Australia nuk njeh të drejtën për ti dhënë fund jetës tëndë, ndërsa një gjë e tillë e lejon Zvicra dhe disa shtete tjera europiane.
Pas tentativave të dështuara prej gati një viti për t’u vetëvrarë, akademiku 104-vjeçari është shprehur se nuk ka zgjidhje tjetër, pasi Australia nuk e ofron një shërbim të tillë.
“Nuk dua të shkoj në Zvicër, edhe pse është një vend i këndshëm. Mirëpo, jam i detyruar ta bëj, në mënyrë që të kryej vetëvrasjen e qëllimshme, sepse sistemi australian nuk e lejon”, u shpreh ai. Helmi ndërvepronte çuditërisht ngadalë dhe fjalia e tij e fundit është: “kjo do zgjasë tepër gjatë”.
Ai vdiq në spitalin e Baselit me operën e Bethovenit. Shkencëtari që jetoi 104 vjet nuk besonte në jetën pas vdekjes dhe la amanet që të mos ketë ceremoni varrimi.