E-Diaspora
Shkatërrohet banda turko-shqiptare-spanjolle
29 persona janë arrestuar në Spanjë. Grupi është i përbërë nga shtetas turq, shqiptarë dhe spanjollë dhe është i dedikuar për trafikimin e heroinës nga Ballkani, Turqia dhe Holanda
Policia spanjolle ka bërë të ditur se ka arrestuar 29 persona që i përkasin një organizate ndërkombëtare të trazimit të drogës, raporton albinfo.ch.
Operacioni është zhvilluar në tri qytete të Spanjës, Madrid, Ourense dhe Pontevedra, ku edhe është zbuluar një laborator droge. 16 kg kokainë e pastër është sekuestruar.
Grupi është i përbërë nga shtetas turq, shqiptarë dhe spanjollë dhe është i dedikuar për trafikimin e heroinës nga Ballkani, Turqia dhe Holanda.
Gjithashtu mësohet se në laboratorin e drogës janë gjetur dhe sekuestruar mes të tjerash edhe 35.000 euro.
Hetimet nisën kur “Guardia Civil” zbuloi ekzistencën në Pontevedra, e një organizate drogë që mund të furnizonte me heroinë gjithë krahinën e Galicias në Spanjë, që furnizohej nga tre organizata turko-shqiptare. Këto të fundit vepronin në Madrid dhe Orense dhe ishin përgjegjëse për futjen e heroinës në Spanjë.
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Itali
Parada Arbëreshe në Spezzano Albanese, tradita shqiptare në rrugët e qytetit Veshjet tradicionale, muzika dhe vallet sollën në qendër të qytetit trashëgiminë e komuniteteve arbëreshe dhe lidhjen... -
Dy shtetas të Kosovës në paraburgim në Gjermani, dyshohen për dy zjarrvënie -
Profesoresha shqiptare Shyhrete Rexhaj drejton debatin shkencor mbi vetëvlerësimin dhe kujdesin në fushën e infermierisë në Lozanë -
Deola Sejdiu përfundon me sukses kursin e HarvardX -
27-vjeçari shqiptar ndalohet në aeroportin e Memmingenit me dokumente të falsifikuara
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind











