Shkurt.ch
Shkallë rekorde e cyber-krimeve në Zvicër
Gjatë vitit 2014 në këtë qendër janë paraqitur 10.214 veta. Ky numër përbën një rritje prej 10.9 për qind
Krimi nga interneti në Zvicër po shënon rekorde. Më së shumti viktima të këtij lloji të ri të krimit gjegjësisht mashtrimit bëhen përmes sulmeve të hakerëve. Lidhur me këto sulme viktimat mund të drejtohen online në qendrën koordinuese për luftimin e krimit përmes internetit (KOBIK).
Gjatë vitit 2014 në këtë qendër janë paraqitur 10.214 veta, bëhet e ditur në raportin vjetor të kësaj qendre. Ky numër përbën një rritje prej 10.9 për qind në krahasim me një vit më parë. Tashmë dy të tretat e njoftimeve kanë të bëjnë me përpjekjet për mashtrim. Sa për krahasim: në vitin 2009 ato përbënin vetëm 10%.
Më së shumti në shënjestër të kriminelëve të internetit është qarkullimi me e-mail gjegjësisht shkëmbimi i të dhënave që keqpërdoren për qëllime të ulëta.
Po ashtu është ne trend krimi përmes të dhënave të vjedhura me informacione mbi mënyrat e pagesave. Dëmi i shkaktuar në këtë mënyrë vlerësohet në disa miliona franga. Megjithatë në krahasim me vitin e kaluar ka pasur një rënie të vogël.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Mannheim synon të rekrutojë profesionistë nga Kosova për çerdhet dhe kopshtet Gjashtë profesionistë të edukimit nga Kosova pritet të rekrutohen për të punuar në qendrat e kujdesit... -
Ambasada e Shqipërisë shpërndan libra për nxënësit shqiptarë në Zvicër -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Lozana kuqezi: Shqiptarët protestojnë me thirrjen « Drejtësi, jo politikë» -
“Bukë, kripë e zemër”: Ambasadori Hiseni merr pjesë në “Javën Shqiptare” në Paris
Jeta në Austri
-
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri” Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë sonte Kosova përballet me Austrinë, ndeshje në të cilën synon... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Kosova synon fitore ndaj Austrisë -
Rangnick kritikon gjendjen e fushës në “Fadil Vokrri”: Është më shumë arë se fushë -
Wiener Linien do të rrisë çmimet përsëri në 2027










