Shkurt.ch
Kontrollimi i gjinisë së fëmijës vetëm pas muajit të tretë të shatzënisë
Qeveria dëshiron të rregullojë në mënyrë të qartë se çfarë do të lejohet e çfarë jo në kontrollet gjenteknike te njerëzit
Rishikimi i Ligjit Federal mbi kontrollimet gjenetike do të bëjë, veç tjerash, që prindërit të mos mund të informohen mbi gjininë e fëmijës së tyre të ardhshëm para se embrioni të mbushë tre muaj (pas javës së 12-të).
Ndërsa sipas asaj që është bërë e ditur sot, testet prenatale të gjakut të cilat kanë filluar të ofrohen tri viteve të fundit, mund të realizohen edhe në një fazë më të hershme të shtatzënisë pa pasur rrezik për të konstatur vetitë e rashëguara të fëmijës ende të palindur.
Qeveria federale synon që në dritën e mundësive të reja të kontrollimit, të precizojë mbrojtjen e fëmijës së palindur.
Ajo dëshiron të rregullojë në mënyrë të qartë se çfarë do të lejohet e çfarë jo në kontrollet gjenteknike te njerëzit. Veç tjerash bëhet fjalë për testin e gjakut përmes të cilit përcaktohet gjinia e fëmijës ende të palindur. Testi në fjalë nuk do të mundësohet të bëhet më parë se fetusi t`i mbushë 12 javë për shkak të frikës se prindërit mund të ndërhyjnë lidhur me gjininë e fëmijës së tyre.
Siç büen të ditur Zyra Federale për Shëndetësi, projektligji do të dërgohet për tu proceduar në parlament.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Rame Lahaj gati për nisjen e “PASSION & ORIGIN” më 10 tetor Tenori kosovar me famë ndërkombëtare, Rame Lahaj, është në ditët e fundit të përgatitjeve para koncertit... -
Mannheim synon të rekrutojë profesionistë nga Kosova për çerdhet dhe kopshtet -
Ambasada e Shqipërisë shpërndan libra për nxënësit shqiptarë në Zvicër -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Lozana kuqezi: Shqiptarët protestojnë me thirrjen « Drejtësi, jo politikë»
Jeta në Austri
-
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri” Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë sonte Kosova përballet me Austrinë, ndeshje në të cilën synon... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Kosova synon fitore ndaj Austrisë -
Rangnick kritikon gjendjen e fushës në “Fadil Vokrri”: Është më shumë arë se fushë -
Wiener Linien do të rrisë çmimet përsëri në 2027












