Lajme
Shfrytëzon rrugën e urgjencës dhe filmon ambulancën, ndalohet kosovari
Policët konstatuan se shoferi kosovari e kishte filmuar udhëtimin e autoambulancës dhe vendin e aksidentit me celularin e tij
Policia Kantonale e Cyrihut ka ndaluar të martën pasdite një shofer në Regensdorf (Cyrih) i cili po e drejtonte makinën e tij private mbrapa një autoambulance që po lëvizte në korsinë e urgjencës.
Një përplasje kishte ndodhur në tunelin Gubrist rreth orës 3.20 pasdite, shkruan polizeinews.ch.
Ndërkohë që drejtuesit tjerë të automjeteve i hapnin autoambulancës një shteg shpëtimi, një shofer 40-vjeçar vendosi ta ndiqte me makinën e tij, ambulancën e cila kishte ndezur dritat dhe sirenën, transmeton albinfo.ch.
Kur një tjetër ambulancë me sinjale paralajmëruese iu afrua makinës nga pas, shoferi e futi sërish automjetin e tij në kolonë. Por ai tashmë u ndalua nga policia në vendin e aksidentit. Policët konstatuan se shoferi kosovari e kishte filmuar udhëtimin e autoambulancës dhe vendin e aksidentit me celularin e tij, përcjell albinfo.ch. Ndaj tij raportohen një numër i shkeljeve të ligjit.
Ndërkaq në përplasjen që kishte ndodhur në tunelin Gubrist, në drejtim të Bernës, janë lënduar dy shoferë, njëri 41 dhe tjetri 59 vjeç. Kjo ishte arsyeja përse autoambulanca po shkonte drejt spitalit. Në orën 4:40 pasdite vendi i aksidentit ishte pastruar dhe tuneli mundi të përdorej normalisht.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”













