Koronavirusi: çast pas çasti
Shërohet nga koronavirusi “Pacienti Nr. 1” i Italisë. Ja cili është mesazhi i tij
Ai ishte shtruar në spital me gruan e tij që ishte në muajin e tetë të shtatzënisë e cila ndërkohë po ashtu është shëruar
Për të gjithë italianët, të cilët janë dridhur për jetën e tij, ai është “pacienti 1”. Ndërsa për mjekët e Spitalit Pavia, të cilët e kanë trajtuar atë për më shumë se një muaj, ai është thjesht Mattia.
Italiani i parë i infektuar me koronavirus tashmë është shëruar dhe është larguar nga spitali ku ka qëndruar për më shumë se 30 ditë, shkruajnë mediat italiane.
“Më e bukura është të jesh në gjendje të marrësh përsëri frymë lirshëm,” ka thënë lombardiani i shëruar.
Lajmi se menaxheri 38-vjeçar i koncernit “Unilever” ishte i pari italian që vuante nga Covid-19 pati tronditur vendin më 20 shkurt, si një tërmet, transmeton albinfo.ch. Që atëherë, epidemia ka shpërthyer në Itali me të madhe, duke shuar më shumë se 6000 jetë.
Mattia, gjendjen e të cilit mjekët e kishin përshkruar si kritike, me siguri ishte infektuar në spitalin e qytetit Lombard Codogno. Ai ishte shtruar në spital me gruan e tij që ishte në muajin e tetë të shtatzënisë e cila ndërkohë po ashtu është shëruar, përcjell albinfo.ch. Mattia tashmë, të hënën ka qenë në gjendje të kthehej në shtëpi. Dhe pas disa ditësh ai do të jetë babai i një vajze.
«Më e bukura? Momenti kur fillova përsëri të marr frymë. »
Por as kjo histori nuk mbaroi me hepiend… Babai i tij 62-vjeçar Moreno është një nga dhjetë të vdekurit, viktima të koronavirusit në qytetin lombard Castiglione d’Adda, përcjell albinfo.ch. Ky qytet u shpall zonë e bllokuar më 21 shkurt.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën Me fillimin e sezonit veror dhe kthimin e mijëra bashkatdhetarëve, Prishtina synon të ofrojë një përvojë... -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare
Jeta në Austri
-
Problemi i drogës po rritet në Vjenë Gjithnjë e më shumë njerëz në Vjenë po kërkojnë ndihmë për shkak të problemeve me drogën,... -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë














