Lajme
Shënohet rekord i rasteve në Gjermani
Gjermania raportoi 80.430 raste të reja me Covid-19 të mërkurën, që është shifra më e lartë ditore që nga fillimi i pandemisë, transmeton albinfo.ch.
Theksohet se rekordi i mëparshëm i rasteve ditore ishte shënuar më 26 nëntor, kur ishin regjistruar mbi 76.000 të infektuar për 24 orë, shkruan Reuters. Përveç infeksioneve, të mërkurën u raportuan edhe 384 të vdekur dhe shifra e përgjithshme e viktimave shkoi në 114.735. Ndërkohë numri i të infektuarve ka shkuar në mbi 7 milionë e 661 mijë.
Pak më pak se 75 për qind e popullsisë e ka marrë të paktën një dozë të vaksinës, sipas të dhënave të Institutit “Robert Koch”.
Shkalla mesatare e infeksioneve për shtatë ditë ka shënuar rritje vazhdimisht që nga fillimi i vitit. Të mërkurën shkoi në 407.5 raste për 100.000 banorë, nga 387.9 për 100.000 banorë një ditë më parë.
Kjo shkallë zakonisht i përcakton edhe politikat për luftimin e pandemisë, prandaj ka gjasë që qeveria ta shqyrtojë vendosjen e masave të reja ditët e ardhshme.
E-Diaspora
-
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje... -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë










