Maqedonia
3 milionë pasagjerë në Aeroportin e Shkupit
Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit ka shënuar një moment historik në aviacionin e Maqedonisë së Veriut, duke regjistruar për herë të parë pasagjerin e 3 milionë brenda një viti. Pasagjerja jubilare është Milena Taskova, e cila udhëtoi sot në linjën ajrore Shkup–Bari, përcjell albinfo.ch.
Siç njoftojnë autoritetet, Taskova u shpërblye nga TAV Maqedoni me dhurata simbolike, shërbime falas nga kompanitë simotra aeroportuale, si dhe dy bileta avioni të siguruara nga kompania ajrore me kosto të ulët “Wizz Air”.
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit të Maqedonisë së Veriut, Aleksandar Nikolloski, e cilësoi këtë arritje si një precedent në historinë e trafikut ajror në vend, duke theksuar se rritja e vazhdueshme e numrit të pasagjerëve tregon zhvillimin e shpejtë të sektorit të aviacionit.
“Deri para një dekade, shifra të tilla ishin të paimagjinueshme. Sot, aeroporti i Shkupit po konsolidohet si një qendër rajonale e fluturimeve”, deklaroi Nikolloski, duke shtuar se zgjerimi i rrjetit ajror ka ndikim të drejtpërdrejtë edhe në rritjen e turizmit.
Sipas të dhënave zyrtare, vetëm gjatë vitit të kaluar, aeroporti i Shkupit ka përmbyllur vitin me 3,2 milionë pasagjerë, ndërsa aeroporti i Ohrit me mbi 300 mijë. Autoritetet presin që deri në fund të këtij viti të tejkalohet shifra prej 3,5 milionë pasagjerësh në total.
Nga shtatori i vitit të kaluar e deri më tani, nga dy aeroportet e Maqedonisë së Veriut janë hapur fluturime drejt 21 destinacioneve të reja, duke e renditur vendin ndër më aktivët në rajon për zgjerimin e lidhjeve ajrore.
Për vitin 2026 janë paralajmëruar edhe linja të reja ajrore, përfshirë Shkup–Napoli dhe Shkup–Budapest, si dhe fluturime nga Ohri drejt Katovicës, Vroclavit dhe Milanos. Po ashtu, pritet të riaktivizohet linja e rregullt Ohër–Vjenë.
Drejtori i përgjithshëm i TAV Maqedoni, Nexhat Kurt, ka rikujtuar se në vitin 2010 aeroporti i Shkupit numëronte vetëm 674 mijë pasagjerë, ndërsa sot kjo shifër është rritur disa fish, duke dëshmuar një trend të qëndrueshëm rritjeje në trafikun ajror, raporton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Vendimi në Hagë, protestohet edhe në Nju Jork Hajdari thekson se diaspora shqiptare u mblodh mbrëmë në Times Square si një trup i vetëm... -
Kusari-Lila diskuton me përfaqësues nga Gjermania për investime në Kosovë -
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë -
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht









