Kosova
Shënohet Dita e Kushtetutës së Kosovës
Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka organizuar sot pritje solemne në shënim të Ditës së Kushtetutës.
Me këtë rast, para të pranishmëve, ministri Tahiri ka deklaruar se Kushtetuta është themel juridik i rendit politik, ekonomik e social, që i jep formë përditshmërisë institucionale.
“Sot, Kushtetuta nuk është thjesht një dokument themelor i rendit tonë juridik, por është një dokument që i jep formë përditshmërisë tonë institucionale dhe marrëdhënieve tona si komunitet qytetarësh. Kushtetuta e Republikës së Kosovës është një nga dokumentet më të avancuara që i përmbledhë parimet e demokracisë, të drejtave të njeriut dhe funksionimit të institucioneve, përfshirë edhe të drejtave të garantuara për komunitetet jo shumicë” ka thënë ministri Tahiri.
Ministri Tahiri ka theksuar domosdoshmërinë e respektimit të lirive që i njeh Kushtetuta, por edhe për forcimin e lidhjeve me miqtë ndërkombëtarë.
“Duhet të punojmë për të marrë vendin meritor brenda Bashkimit Evropian. Mbi të gjitha, duhet të punojmë për një gjendje ku zbatimi i Kushtetutës është rrëfimi ynë i përditshëm, sepse mënyra më e drejtë dhe e sigurt për të punuar për të ardhmen është respektimi i Kushtetutës dhe ligjeve që derivojnë prej saj”, ka theksuar ministri Tahiri.
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, me rastin e shënimit të 11-vjetorit të miratimit të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, ka thënë se Kushtetua është dinjiteti i shtetit tonë, prandaj duhet të jetë e qartë se vetëm duke e respektuar atë, do të respektohet dinjiteti i vetvetes.
Kryeparlamentari Veseli tha se 30 vjet më parë, populli ynë u ngrit kundër të padrejtës, kundër suprimimit të autonomisë e të Kushtetutës së asaj kohe, duke kërkuar të drejtën, lirinë, dinjitetin dhe sovranitetin, si komb i lirë i Evropës.
Mbi këtë bazë, shtoi Veseli, u ngrit edhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës, falë të cilës sot populli i Kosovës gëzon lirinë, në shtetin e pavarur dhe sovran, e po ashtu edhe këtë Kushtetutë, mbi standardet më të larta demokratike.
“Sot, pas tri dekadash, secili nga ne duhet ta pyes vetveten se ku jemi, a kemi arritur aty ku ishin idealet tona tri dekada më parë? A po mund të realizojmë dhe jetësojmë synimin të cilën e kemi, mbi bazën e sakrificës së shumë njerëzve të rënë në altarin e lirisë”, theksoi kryeparlamentari Veseli.
E-Diaspora
-
Filmi “The Land within”, lufta në Kosovë, e vështruar nga një kënd tjetër Në "Kino Kosova" është shfaqur edhe filmi "The Land within", i regjisorit shqiptaro-zviceran Fisnik Maxville (Maxhuni),...
-
Robin Krasniqi fiton me pikë ndaj portugezit Jorge Silva
-
Sot shfaqet në Cyrih filmi “The Land within”, i regjisorit Fisnik Maxville
-
“Kino Kosova”: Një realitet filmik i shikuar nga perspektiva femërore
-
Krasniqi sonte rikthehet në ring, përballet me boksierin portugez
Jeta në Austri
-
Çfarë më lejohet të bëj në ballkonin tim në Austri? Gjatë muajve të verës, mund të duket se çdo austriak jeton ekskluzivisht në ballkonet e tij...
-
Një përmbledhje e lajmeve më të fundit në Austri
-
A mund të paguani taksat tuaja austriake duke përdorur një llogari bankare të huaj?
-
Pse Austria renditet kaq keq në indeksin për lirinë e shtypit?
-
Nomadët digjitalë: Kush mund të punojë në distancë në Austri?