Shkurt.ch
Shefi i Migrosit, kundër ligjit për kufizimin e orarit të punës së shitoreve
Sipas Bolligerit, për mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve në tregti mjafton ligji federal i punës, i cili e lejon punën e shitoreve brenda kornizës kohore nga ora 6 deri në orën 23
Orari i punës i shitoreve në Zvicër nuk duhet të përcaktohet nga ligji por nga kërkesat e tregut. Kështu ka thënë në një intervistë për gazetën “Schweiz am Sonntag” Herbert Bolliger, shefi i kompanisë më të madhe zvicerane të tregtisë me pakicë, Migros.
“Nuk ka nevojë për një ligj mbi oraret e shitoreve” ka thënë Bolliger veç tjerash. Duhet të jenë konsumatorët ata, që me shprehitë e tyre të blerjes të vendosin mbi këtë çështje, transmeton albinfo.ch. “Ne në fakt nuk hapim askund shitore në rast se atje nuk vijnë konsumatorë”.
Sipas Bolligerit, për mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve në tregti mjafton ligji federal i punës, i cili e lejon punën e shitoreve brenda kornizës kohore nga ora 6 deri në orën 23.
Bolliger me këtë deklarim e ka bërë si reagim ndaj një projektligji që i është dorëzuar parlamentit për miratim, përcjell albinfo.ch. Ai parashikon që gjatë ditëve të punës shitoret mund të mbahen hapur nga ora 6 deri në orën 20 ndërsa në ditët e fundjavës nga ora 6 deri në orën 18.
E-Diaspora
-
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje... -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë











