Kosova
Shefi i Delegacionit të BE-së: Vënia e taksës ka qenë akt i njëanshëm
Shefi i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Serbi, Sem Fabrizi, tha të premten se BE-ja është e përkushtuar për vazhdimin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës, por tha se është e domosdoshme që Kosova të heqë taksën e vënë mbi mallrat e importuara nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina.
“Vënia e taksës ka qenë akt i njëanshëm dhe ky akt duhet të pezullohet që dialogu të vazhdojë”, tha Fabrizi për gazetarët në Beograd, raporton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë, përcjell Albinfo.ch.
Ai shtoi se BE-ja e ka marrë mandatin nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara për të udhëhequr dialogun dhe se forma e tij nuk do të ndryshojë.
Qeveria e Kosovës, qysh në nëntor të vitit të kaluar, u ka vënë taksë 100% mallrave të importuara nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina.
Bashkimi Evropian ka bërë vazhdimisht thirrje për heqjen e saj, ndërsa Shtetet e Bashkuara kanë thënë se taksa nuk është në përputhje me interesat amerikanë.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se taksa do të mbetet derisa Serbia ta njohë pavarësinë e Kosovës.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se dialogu për normalizim marrëdhëniesh me Kosovën nuk do të vazhdojë derisa kjo taksë të jetë në fuqi.
E-Diaspora
-
Prishtinë
Kontrollorët alarmojnë për lazerët ndaj avionëve në Prishtinë: “Rrezikohet siguria e qindra udhëtarëve” Rastet e drejtimit të lazerëve nga toka në drejtim të avionëve që aterojnë dhe ngrihen nga... -
320 të rinj nga diaspora pjesë e programit OriginAL -
“Të largohesh apo të qëndrosh?” – Migrimi dhe dilemat e të rinjve në filmat e DokuFestit -
Mërgimtarët përfundojnë pushimet, pritje deri në një orë në dalje të Kosovës -
Rita Ora kujton traditat shqiptare: Gjyshja më lexonte filxhanin si një hartë të së ardhmes
Jeta në Austri
-
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht Një "shpërthim i madh" të hënën në Austri! Klientët e Erste Bank dhe të shumë bankave... -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë














