Shkurt.ch
Shefi i bankës UBS ka fituar 14.3 milionë franga
Shefi i bankës UBS ka fituar 14.3 milionë franga Pa llogaritur bonusin e shefit të CS, Ermotti i UBS me 14.3 milionë franga, del i pari në listë, i pasuar nga shef i gjigantit farmaceutik të Bazelit, Roche, Severin Schwan që ka fitiar 11.9 milionë
14.3 milionë franga i ka fituar gjatë vitit 2015 Sergio Ermotti, shefi i bankës UBS, më të madhes në Zvicër. Me këtë pagë ai qëndron mbi të gjithë konkurrentët e tij, shefa të kompanive të mëdha zvicerane.
Por, megjithatë, një homolog i tij, shefi i bankës konkurrente (Credit Suisse) të dytës në Zvicër, Tidjane Thiam, ka fituar gjatë vitit të kaluar dukshëm më shumë se Ermotti, gjegjësisht 18.9 milionë franga, shkruan sda.ch. Sigurisht, kjo nuk ka qenë paga e tij por në pjesën më të madhe është shuma që i është dhënë si shpagim për fitimin e humbur në momentin kur ka braktisur kompaninë e mëparshme britanike «Prudentium» për të kaluar në Credit Susisse.
Ndryshe, shuma e madhe që, sidoqoftë është paguar nga CS ne konton e Thiam, në kohën kur banka e tij po përjeton çaste jo te mira (ka pushuar nga puna 6000 veta), është kritikuar nga mediet e këtushme.
Sa i përket pagës «së pastër» vjetore, Thiam është i 18-në në ranglistën prej 20 shefave të kompanive të mëdha zvicerane, transmeton albinfo.ch. Ai është në këtë post vetëm nga 1 korriku i vitit 2015.
Pa llogaritur bonusin e shefit të CS, Ermotti del i pari në listë, i pasuar nga shef i gjigantit farmaceutik të Bazelit, Roche, Severin Schwan, u cili gjatë vitit të kaluar, në emër të pagës dhe bonusit ka fituar gjithsej 11.9 milionë franga. Rivali i tij i drejtpërdrejtë dhe lokal, shefi i gjigantit tjetër faraceutik po të Bazelit (Novartis), Joseph Jimenez është shpërblyer me 11.6 milionë franga dhe është radhitur i treti në ranglistë.
Më tutje, në vendin e katërt vjen kryemenaxheri i Transocean Jeremy Thipgen, e pas tij në të pestin shefi i ABB-së Ulrich Spiesshoffer, në të gjashtin ai i Nestle-s Paul Bulcke etj.
E-Diaspora
-
Në Mal të Zi sekuestrohet Mercedes-i i drejtuar nga një kosovar, kërkohej nga Suedia Mercedes-i u ndalua në kufirin e Malit të Zi pasi rezultoi se ishte në kërkim nga... -
Itali
20-vjeçari nga Kosova dëbohet nga Italia pas shkeljes së urdhrit të largimit -
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë












