Bota
SHBA ul normën e dollarit
Pёr herё tё parё qё nga kriza financiare e vitit 2008 Rezerva Federale Amerikane ka ulur normёn bazё tё interesit.
Nё kёtё mёnyrё plotёsohet dёshira e presidentit tё SHBA-sё, Donald Trump, por jo plotësisht. Rezerva federale amerikane e uli normёn bazё tё interesit me 0.25 pikё.
Si argument rezerva federale pёrmendi “pasiguri” duke iu referuar zhvillimit ekonomik. Trump prej kohёsh e ka vendosur nёn presion Rezervën federale, qё ёshtё e pavarur politikisht, pёr ta ulur normёn e interesit. Sё fundi pak para mbledhjes sё bordit të saj, Trump kёrkoi ulje masive. Shefi i Rezervës federale, Jerome Poëell, i cili nuk lejon që politika të ndërhyjë nё politikat monetare, me vendimin e marrё i është afruar vetëm pak kësaj kërkese.
“Vendimi i shefit tё rezervës federale nuk ёshtё njё reagim ndaj Trumpit dhe ndёrhyrjeve verbale, por njё reagim ndaj politikёs sё tij tregtare me pasoja tё rёnda pёr SHBA-nё”, thonë ekonomistët.
Vendimi pёr normёn e interesit nuk ka qenё unanim. Dy vendim marrёs janё shprehur pёr ta ruajtur nivelin e normёs sё interesit.
Vitin e kaluar ishte rritur katёr herё kjo normё bazё e interesit.
E-Diaspora
-
Një mbrëmje me Florian Vlashin në Londër – Arti si kujtesë, udhëtim dhe shërbim Në ambientet e Ambasadës Shqiptare në Londër u mbajt një mbrëmje e veçantë artistike me violinistin... -
Prezantohet në Lozanë libri “Për ata që s’u kthyen” -
Berlin
Arti shqiptar mahnit Berlinin me performancë ndërkombëtare -
Baleti Kombëtar i Kosovës me turne në Amerikën Latine, ndalet në Kolumbi me “Carmina Burana” -
Arrestohet në Belgjikë 29-vjeçari i dënuar për vrasje në Shqipëri
Jeta në Austri
-
Nesër Maratona e Vjenës 2026: Këto rrugë do të mbyllen Maratona e Qytetit të Vjenës 2026 sjell mbyllje të gjera rrugësh në Ringstraße, autostrada dhe ura;... -
Austri
Brendon Ahmeti nga Austria përfshihet në listën e Forbes me start-upin Synaps -
Kostot e strehimit për studentët në Austri rriten në 586 euro në muaj -
22 kompani të shqiptarëve nga Austria marrin pjesë në Samitin e Diasporës në Tiranë -
19 vjeçari që humbi jetën në Austri është nga komuna e Rahovecit













