Bota
SHBA, kapet sasia më e madhe e drogës
Autoritetet federale njoftuan të martën se kanë sekuestruar sasinë më të madhe të drogës në historinë e SHBA-së. Bëhet fjalë për rreth 16 tonë kokainë që u gjet në një anije të ankoruar në Filadelfia.
Sipas agjentëve federalë, vlera në treg e drogës së konfiskuar arrin në 1 miliard dollarë.
Në një deklaratë Prokurori i Përgjithshëm i Pensilvanisë, William McSwain, tha se sasia e kokainës “mund të vriste me miliona njerëz”.
Droga ishte e fshehur në shtatë kontenierë në bordin e anijes së mallrave “MSC Gayane”, e cila kishte një flamur të Liberisë.
Dy anëtarë të ekuipazhit përballen me akuza federale për trafik droge.
Sipas dokumenteve të paraqitura në gjykatë të martën Ivan Duraseviç dhe Fonofaavae Tiasage akuzohen për komplot e posedim kokaine, në një anije që ndodhet nën juridiksionin e SHBA-së. Ivan Duraseviç u tha hetuesve se ishte paguar 50 mijë dollarë për të futur drogën kontrabandë.
Anija mbërriti në Filadelfia të martën herët në mëngjes. Ajo kishte bërë ndalesa në Kili, Panama dhe Bahamas dhe kishte si destinacion Evropën, shkruan VOA, përcjell Albinfo.ch.
Më muajin mars agjentët konfiskuan 538 kilogramë kokainë në portin e Filadelfias me vlerë rreth 38 milionë dollarë.
E-Diaspora
-
Dalin detaje të reja për aksidentin fatal ku humbi jetën 37-vjeçari shqiptar në Zvicër Pas tragjedisë në Aargau, publikohen detaje të reja për vdekjen e 37-vjeçarit shqiptar... -
Numërohen mbi 58 për qind e votave me postë, Vetëvendosje kryeson me mbi 70 për qind -
Poloni
Blerta Krasniqi doktoron në Poloni në fushën e Logopedisë -
Kusari-Lila: “SHE LEADS 2026”, një platformë që fuqizon gruan në ekonomi -
Në kujtim të Basil Schader-it (19.10.1951 – 10.05.2026)
Jeta në Austri
-
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar Austria planifikon rregulla të reja për vdekjen e asistuar, duke balancuar autonominë e pacientit, mbrojtjet ligjore... -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë -
Procesi i votimit në Ambasadën e Kosovës në Austri, i rregullt dhe pa pengesa -
Alarm në Vjenë: Shumë mace bien nga dritaret, paralajmërohen dënime të larta















