Bota
SHBA-ja fillon me dëbimet e shpejta
Grupet e të drejtave të njeriut thonë se qindra e mijëra njerëz mund të preken nga këto rregulla të reja
Qeveria amerikane po jetëson një proces deportimi të shpejtë që do të anashkalojë Gjykatat e Emigracionit. Sipas rregullave të reja, emigrantët që nuk mund të provojnë që kanë qëndruar në SHBA prej më shumë se dy vjetësh mund të deportohen menjëherë.
Deri më tani, deportimet e shpejta mund të aplikoheshin vetëm për ata që mbaheshin afër kufirit dhe që kanë qenë në SHBA për më pak se dy javë.
Grupet e të drejtave të njeriut thonë se qindra e mijëra njerëz mund të preken nga këto rregulla të reja, transmeton TCH.
Unioni amerikan për liritë civile tha se do ta sfidojë politikën në Gjykatë. Rregulli i ri pritet të implementohet me efekt të menjëhershëm, përcjell albinfo.ch.
E gjithë kjo ndodh ndërsa politikat amerikane për emigracionin janë nën polemika, veçanërisht për sa u takon kushteve në qendrat e mbajtjes së emigrantëve në kufirin jugor, me Meksikën.
Analistët thonë se presidenti amerikan, Donald Trump, po planifikon ta bëjë qëndrimin e ashpër ndaj emigracionit një element kyç edhe të fushatës së tij për rizgjedhje në 2020.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Liga e Evropës sot do të ketë një fitues shqiptar Xhaka-Gjimshiti, dy shqiptarët sot do të jenë në garë për trofeun e Europa League...
-
Edita mori diplomën e tretë të Juridikut në Universitetin “Wake Forest”
-
Rekord i ri i krimeve të motivuara politikisht në Gjermani
-
Itali: Shqiptari goditi me çekiç bashkëshorten, arrestohet nga policia
-
Xhaka-Gjimshiti nesër përballen për trofeun e Europa League
Jeta në Austri
-
Avdijaj, më i miri i xhiros së fundit në Austri Futbollisti shqiptar, Donis Avdijaj, është shpallur lojtari më i mirë i xhiros së fundit në Bundesligën...
-
Austria dhe Britania e Madhe me bashkëpunim për deportimin e emigrantëve
-
Vjenë: Droni “kap” 5 shqiptarë që po punonin në të zezë
-
A do të kufizojë Hallstatt i Austrisë turizmin këtë sezon?
-
Planifikonte sulm në Graz të Austrisë, arrestohet 14-vjeçarja me origjinë nga Mali i Zi