Bota
SHBA, ditët e fundit të fushatës për në Kongres
Në ditët e fundit të fushatës për në Kongres, janë disa pyetje kyçe dhe gara që duhen mbajtur në mend: Beteja për Dhomën e Përfaqësuesve A mund të fitojnë demokratët 23 vendet për të patur shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve?
Sipas RealClear Politics, epërsia e demokratëve është 49 deri 42 përqind, ndonëse anketat e tjera tregojnë një hendek më të gjerë në favor të tyre. Një tjetër tregues kyç është vlerësimi për presidentin. RealClear tregon se presidenti Donald Trump pëlqehet nga 44 përqind dhe nuk pëlqehet nga 52 përqind e të anketuarve, shkruan VOA, përcjell Albinfo.ch.
Kur një president ka një vlerësim të miratimit nën 50 përqind, historia tregon se partia e tij humb mesatarisht 30 ose më shumë vende të Dhomës së Përfaqësuesve. Gjithashtu në ditët e fundit, demokratët po hedhin më shumë fonde në fushatë që më parë mendohej të ishin më të shumta në anën republikane. Me fjalë të tjera, demokratët po e zgjerojnë fushën e betejës në ditët e fundit të fushatës, një shenjë që merret nga disa analistë se numri i vendeve në Dhomën e Përfaqësuesve për demokratët është në rritje.
Faqja e internetit FiveThirtyEight për ndjekjen e politikave [[https://fivethirtyeight.com/]] thotë se demokratët kanë një shans 85 përqind për të fituar shumicën e vendeve në Dhomën e Përfaqësuesve. Beteja për Senatin Beteja për Senatin duket e ndryshme, dhe çështja këtu është, a mundet që republikanët jo vetëm të mbajnë shumicën e ngushtë që kanë në Senat por edhe ta zgjerojnë atë?
Për momentin, republikanët duken optimistë të përmbajtur, sepse shumica e garave të Senatit kanë të bëjnë me demokratët e tanishëm që përpiqen t’i shmangin sfiduesit republikanë në shtetet që votuan fuqishëm për Donald Trumpin në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016, shkruan VOA, përcjell Albinfo.ch.
Demokratët duket se kanë një shans të mirë për të fituar një vend të Senatit në Arizona, që u hap nga dalja në pension e kritikut të presidentit Trump, republikanit Jeff Flake. Por demokratët po përpiqen me dëshpërim të frenojnë sfiduesit republikanë në Misuri dhe Indiana dhe ende shpresojnë për një rivalitet të ashpër ndaj senatorit republikan Ted Cruz në Teksas. FiveThirtyEight thotë se republikanët kanë një probabilitet prej 85 përqind që të mbajnë shumicën e tyre në Senat. Shikoni shtetin Florida Nëse dëshironi të shihni një garë interesante ditën e zgjedhjeve, më 6 nëntor, ndiqni Floridën, shkruan VOA, përcjell Albinfo.ch.
Gara për guvernator midis demokratit Andrew Gillum dhe republikanit Ron DeSantis po merr shumë vëmendje, përfshirë edhe atë të presidentit Trump. Dhe sikur kjo të mos ishte e mjaftueshme, ka edhe një garë për në Senat në Florida, midis demokratit Bill Nelson dhe guvernatorit republikan Rick Scott. Ajo që ndodh në Florida do të tregojë gjithashtu se ku janë zgjedhësit në vitin 2018, me implikime të rëndësishme se si do të votojnë ata në zgjedhjet e ardhshme presidenciale në vitin 2020. Presidenti Trump fitoi me rezultat të ngushtë në Florida më 2016 dhe ka të ngjarë të ketë nevojë për një tjetër fitore, nëse shpreson rizgjedhjen më 2020.
E-Diaspora
-
Hanover
Hannover Airport dhe ADAC korrigjojnë emërtimin e vendbanimeve të Kosovës Hannover Airport dhe ADAC njohin Kosovën si shtet të pavarur pas ndërhyrjes së Ambasadës... -
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit -
Rumani
Sopranoja Besa Llugiqi debuton në Operën Shtetërore të Bukureshtit -
Itali
Tragjedi në Itali, fqinji rrëfen si u gjetën të pajetë katër anëtarët e familjes shqiptare
Jeta në Austri
-
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur Dy burra u arrestuan pafajësisht, një vjedhje me thyerje u sajua. Tani sistemi i drejtësisë po... -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale














