Lajme

Shaqiri: “Besoj se kam një të ardhme te Liverpool”

Xherdan Shaqiri beson se ka të ardhme te Liverpooli.

Mesfushori me origjinë nga Zhegra nuk e ka nisur në mënyrën më të mirë këtë edicion me Liverpoolin ku ka pasur lëndime të shpeshta, ndërsa në kohën sa ishte shëndoshë e mirë, Kloppi nuk e vendoste në formacion.

Por, është pikërisht Klopp që ditë më parë ka thënë se Shaqiri është i rëndësishëm për skuadrën e tij.

Tani edhe vetë Shaqiri ka folur për të ardhmen e tij dhe se pret që Klopp ta aktivizojë në vazhdim.

“Besoj se kam një të ardhme te Liverpool,” ka thënë Shaqiri.

“Dëshiroj të pres për të luajtur në një rol të rëndësishëm në javët e ardhshme, sikurse ka deklaruar edhe trajneri Klopp”, shkruajnë mediat kosovare, përcjell albinfo.ch