Lajme
Shanset e infektimit të pasagjerëve në avion
Të rrish ulur i ngjeshur mes njerëzve të panjohur në bordin e një avioni pasagjerësh mund të duket si një pozitë e rrezikshme në këto kohë pandemie.
Por, sipas disa ekspertëve amerikanë që bazohen në raste të dokumentuara të transmetimit të sëmundjes në fluturim, shanset e kapjes së Covid-19 në avion janë në fakt të vogla.
Një studim i publikuar në rrjetin JAMA Network Open zbuloi prova të kalimit të koronavirusit gjatë një fluturimi katërorësh nga Tel Aviv drejt Frankfurt në mars, transmeton TCH, përcjell albinfo.ch.
Dy pasagjerët kishin infektuar njerëzit në pjesën e pasme të avionit.
Ndërsa në një tjetër fluturim nga Britania drejt Vietnamit më 2 mars një pasagjer u konstatua se kishte përhapur virusin te 14 të tjerë.
Këto janë rastet e vetme të dokumentuara të transmetimit të virusit në bordin e avionëve, dhe llogariten si përqindje shumë e ulët në lidhje me mënyrat e tjera të transmetimit.
Autorët e studimit bëjnë lidhjen mes rrezikut të vogël në fluturim me sistemet moderne të ajrimit në kabinat e avionëve, të cilët ndërrojnë ajrin çdo 2-3 minuta, shumica e të cilave të pajisur me filtra që ndalojnë 99.99% të pjesëzave të ajrit.
Ndërsa me protokollet e reja të sigurisë, si matjet e temperaturës trupore, kufizimin e lëvizjes në kabinë dhe mbajtjen e detyruar të maskave, rreziku ulet edhe më tej.
E-Diaspora
-
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori Zyra Kryesore e Doganës së Düsseldorf-it vendosi një gjobë prej 9,000 € ndaj punëdhënësit dhe 500... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Profesoresha nga Kosova prezanton në Gjermani rezultatet e bashkëpunimit akademik -
Studentja e Universitetit të Tetovës përzgjidhet në programin ndërkombëtar kërkimor në Dresden -
Xherdan Shaqiri shpallet “Lojtari i Sezonit” në Superligën e Zvicrës
Jeta në Austri
-
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike Vjena po shqyrton nëse do t’i bëjë tualetet publike falas në të gjitha aspektet. Vlerësimi është... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë













