Shkurt.ch
Sërish zjarr në Broye
Një zjarr ka shkaktuar evakuimin e rreth tridhjetë personave natën mes së premtes dhe të shtunës, në Dompierre, në kantonin e Fribourgut.
Natën mes së premtes dhe të shtunës, rreth orës 4 të mëngjesit, një zjarr ka shpërthyer në bodrumin e një ndërtese trikatëshe, të vendosur në rrugën “Russy”. Zjarri është raportuar pas një shpërthimi. Njëherësh nuk ka të lënduar.
Disa kamionë kundër zjarrit kanë ndërhyrë për të shpëtuar dhe evakuar tridhjetë persona, raporton policia kantonale e Fribourgut. Policia pohoi ndërkaq se ky zjarr nuk ka lidhje me fatkeqësitë e mëparshme që patën goditur një javë më heret rrethinen La Broye.
Një hetim është duke u zhvilluar.
Incidenti ka ndodhur, edhe pse prania e policisë është përforcuar në këtë rajon (Broye), pas serisë së zjarreve që kanë shkaktuar ngordhjen e pesëdhjetë lopëve dhe njëzet kuajve, duke përfshirë fshatrat Domdidier dhe Avenches.
E-Diaspora
-
Vëllai i Dua Lipës po ndërton emrin e tij në muzikën elektronike Gjin Lipa po tërheq vëmendjen në muzikë, në lidhje prej më shumë se një viti me... -
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave -
Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas -
Zvicër
Admir Mehmedi emërohet në bordin sportiv të Winterthurit -
Rasti i kosovarit shtyn Aargaun të ndryshojë manualin për dhënien e pasaportës
Jeta në Austri
-
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë Organizata Vier Pfoten (Katër putrat) synon të stabilizojë numrin e qenve në planin afatgjatë: përmes kapjes,... -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë -
Vala e të nxehtit shkakton më shumë konflikte në Vjenë -
Austria do ta bëjë më të lehtë instalimin e kondicionerëve -
Austria regjistron temperaturën më të lartë në histori, termometri arrin 40.8°C













