Kosova
Serbia jep “dezinformacione” për aeroportin e Prishtinës
Aviacioni civil i Serbisë po i dezinformon transportuesit ajrorë se Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës është i mbyllur për trafik civil, tha për Radion Evropa e Lirë Driton Hyseni, menaxher i planifikimit të fluturimeve në aeroportin e Prishtinës.
Aviacioni Civil i Serbisë e dërgoi një e-mail të tillë të mërkurën në një kompani ajrore që planifikoi të fluturonte në Prishtinë,shkruan REL, përcjell Albinfo.ch.
Në email thuhej se leja e trafikut nuk mund të aktivizohet, pasi në aeroportin e Prishtinës lejohen vetëm fluturimet ushtarake, shtetërore ose humanitare, përmes lejes paraprake.
“Nuk është hera e parë që ndodh kjo. Edhe më herët ka ndodhur që aviacioni civil serb ka dhënë informacione të pasakta te operatorët ajrorë se Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës është i mbyllur për trafik civil”.
“Kur kemi marrë informacione të tilla, i kemi marrë masat maksimale për t’i mohuar ato dhe për të informuar se aeroporti është i hapur, punon dhe se fluturimet zhvillohen pa probleme”, tha Hyseni.
Nga Autoriteti i Aviacionit Civil të Kosovës është thënë se të gjitha operimet ajrore në hapësirën ajrore të Kosovës zhvillohen në përputhje me legjislacionin në fuqi në Republikën e Kosovës.
“Autoriteti i Aviacionit Civil në bashkëpunim me Ministrinë e Infrastrukturës në vazhdimësi kanë reaguar te NATO në lidhje me keqinformimet që autoritetet aeronautike të Republikës së Serbisë bëjnë për operatorët e huaj ajror që dëshirojnë të fluturojnë në Kosovë”, thuhet në përgjigjen për Radion Evropa e Lirë të Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës.
Në anën tjetër, Drejtoria e Aviacionit Civil të Serbisë thekson se “Aeroporti i Prishtinës është i mbyllur për komunikacionin ajror civil që nga 6 maji i vitit 1999”. Kjo gjendje, sipas autoriteteve serbe, për Republikën e Serbisë është ende në fuqi, shkruan REL, përcjell Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Itali
Arrestohet shqiptari në Itali, kishte mbi 1 kg kokainë në makinë Raportohet se një 38-vjeçar me origjinë shqiptare është arrestuar nga agjentë të policisë së Reggio Emilia...
-
Thun
Jehon kënga e vallja shqipe në sheshin e qytetit Thun
-
Shqipëri: A do të mundësohet vota e emigrantëve në zgjedhjet 2025?
-
Sot fillon në Cyrih Festivali i Filmit “Kino Kosova”
-
Vjenë
Vjenë: Kori Siparantum, edhe me një paraqitje në skenën prestigjioze
Jeta në Austri
-
Nomadët digjitalë: Kush mund të punojë në distancë në Austri? Pandemia e Covid-19 solli një epokë të re të mundësive të punës në distancë, por të...
-
Lajmet kryesore të Austrisë për këtë të enjte
-
“Haushaltsversicherung”: Si funksionon sigurimi i shtëpisë në Austri?
-
Vjenë
Vjenë: Kori Siparantum, edhe me një paraqitje në skenën prestigjioze
-
Kandidatja për eurodeputete, Kati Schneeberger, hap në Vjenë ekspozitën “Rezistenca paqësore në Kosovë 1990-1998