Kosova
Serbët në veri të Kosovës vazhdojnë të mos paguajnë rrymën
Serbët në veri të Kosovës asnjë cent nuk po e paguajnë për shpenzimin e energjisë elektrike. Natyrisht, nga kjo situatë ata as nuk janë në dijeni se është shtrenjtuar energjia elektrike.
Asnjë nga marrëveshjet prej asaj të vitit 2013 dhe me atë shtesë të vitit 2015, por edhe të qershorit të vitit të kaluar, Serbia nuk e ka zbatuar me Kosovën për energjinë elektrike.
Ndërkohë që Qeveria e Kosovës vazhdon të paguajë miliona euro për ta. Pas moszbatimit të marrëveshjes nga Serbia për energjinë elektrike, qytetarët serbë të komunave veriore vazhdojnë të mos e paguajnë asnjë cent për energji elektrike. Madje as nuk janë në dijeni se rryma do të shtrenjtohet për 14% nga muaji prill, kur pritet të aplikohen tarifat e reja të energjisë.
“Kur të më punësojnë, e paguaj rrymën, kurrkush nuk ikën nga pagesa. Prej çka jetojmë ne, të papunë, askush prej familjes nuk punon, as unë, as fëmijët e mi. Me çka ta paguajmë. Le të bëhet sa të dojë, si të tjerët edhe unë”, thotë një qytetar për televizionin publik.
“Nuk është në rregull, deri para dy viteve më kanë ardhur faturat, i kam të gjitha dokumentet, kurrkush s’ka paguar, edhe unë e kam ndërprerë”, shton një tjetër.
“Jo, faturat kanë ardhur, tash jo. Krejt bashkësia ndërkombëtare e di. Kur të merren vesh atje në Bruksel, pastaj e paguajmë të gjithë, s’ka shaka me shtetin, s’është në rregull, po ku e di unë. Ashtu është situata momentalisht, të mos e paguaj”, thotë një qytetar tjetër.
Ndërsa, sipas analistëve nga veriu, momentalisht nuk ka gatishmëri që të paguhet rryma nga serbët e komunave veriore.
“E kanë kuptuar që rryma nuk është prej Zotit, po duhet paguar tek ata të cilët shërben. Tash për tash duket se nuk ekziston atmosfera për atë, sepse jemi në një pozitë ku serbët janë duke dëgjuar vetëm këshilla nga Beogradi zyrtar”, thotë analisti politik serb, Branislav Kërstiq.
Pala serbe nuk e ka zbatuar marrëveshjen për energjinë edhe 10 vjet pas Marrëveshjes teknike që e pati miratuar Kuvendi i Kosovës në prill të vitit 2013 dhe as të marrëveshjes shtesë të vitit 2015.
Hera e fundit, kur Qeveria negocioi për energjinë me Serbinë, ishte qershori i vitit të kaluar kur palët u pajtuan për një udhërrëfyes për zbatimin të marrëveshjeve të energjisë, brenda 100 ditëve, që sërish dështoi të zbatohej.
E-Diaspora
-
KQZ numëron mbi 96 për qind të votave me postë Kanë mbetur edhe tetë kuti për t’u numëruar nga votimi me postë, ndërsa procesi po vazhdon... -
Dalin detaje të reja për aksidentin fatal ku humbi jetën 37-vjeçari shqiptar në Zvicër -
Numërohen mbi 58 për qind e votave me postë, Vetëvendosje kryeson me mbi 70 për qind -
Poloni
Blerta Krasniqi doktoron në Poloni në fushën e Logopedisë -
Kusari-Lila: “SHE LEADS 2026”, një platformë që fuqizon gruan në ekonomi
Jeta në Austri
-
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar Austria planifikon rregulla të reja për vdekjen e asistuar, duke balancuar autonominë e pacientit, mbrojtjet ligjore... -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë -
Procesi i votimit në Ambasadën e Kosovës në Austri, i rregullt dhe pa pengesa -
Alarm në Vjenë: Shumë mace bien nga dritaret, paralajmërohen dënime të larta












