Gruaja
Seminare trajnimi për gratë që angazhohen në politikë
"Kam vendosur, do t'a nis", kjo shtë motoja e Zyrës gjenevase për promovimin e barazisë midis grave dhe burrave (BPE)
Gratë që ndjekin karrierën në politikë janë të rralla dhe ato ende kanë vështirësi të kenë qasje në vende të punës me nivel të lartë, pengesa që ato njohin me gjininë e tyre. Vështirësitë për të arritur të pajtojnë aktivitetin politik me jetën profesionale dhe familjare, statusi minoritar, mungesa e besimit apo frikës së konfliktit në mënyrë të veçantë përmendet shpesh nga gjinia femërore.
Këto elemente kanë një ndikim të fortë në opinionin publik si dhe në aftësinë e përzgjedhjes së nivelit të punës.
Në nivelin komunal gratë mbajnë 31% të vendeve në legjislativ dhe 35% në ekzekutiv. Në Këshillin e Madh vetëm 26% e deputetëve të zgjedhur më 2013 janë të gjinisë femërore. Në zgjedhjet e ardhshme komunale që do të mbahen në pranverë të vitit 2015, Zyra për promovimin e barazisë midis grave dhe burrave (BPE) zhvillon, nga 15 shtatori dër më 16 tetor 2014, nga ora 18:00 deri në 21:30, në lokalet e saj të reja, ku do të mbahen seminare për gratë që angazhohen në politikë, ose ende hezitojnë të angazhohen.
I titulluar “Kam vendosur, do t’ia nis“, këto punëtori u përgjigjen shqetësimeve prioritare të grave. Ato synojnë të motivojnë ato që të nisen për një aktivitet politik në arenën politike, si dhe t’i ndihmojnë ato të përdorin shkathtësitë dhe rrjetin e tyre me mençuri.
Fjalimet publike si dhe çelësat kryesorë të gjuhës për media do të jenë temat praktike. Gjithashtu një seminar do t’i përkushtohet praktikave që mund t’indihmojnë gratë për të menaxhuar jetën private, profesionale dhe politike. Cikli i punëtorive do të përfundojë me një ngjarje të madhe për të zhvilluar rrjetin, e cila do të mbahet më 18 nëntor në Teatrin Grütli, në prani të politikanëve të kalitur, me të cilët gratë e tanishme do të diskutojnë tema të ndryshme në lidhje me angazhimin publik, për përvojat e dobishme si dhe të zbulojnë ide të reja ose impulse. Regjistrimi është i lirë,por idetyrueshëm, sepse numri i vendeve është i kufizuar.
Shtojca: Ftesë për seminare me programin e detajuar.
E-Diaspora
-
ASK: Mbi 1.4 milion qytetarë të regjistruar, mbi 400 mijë nga diaspora Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë pritet të përmbyllet më 17 maj. Sipas të dhënave...
-
Rama njofton për programin e veçantë për emigrantët që duan të investojnë në Shqipëri
-
400 mijë të regjistruar përmes platformës e-diaspora
-
Bizneset ekspozojnë produktet e tyre në “Panairi Lugina” në Zvicër
-
Arbëreshët, kjo rrënjë e fortë e Atdheut!
Jeta në Austri
-
Kandidatja austriake për eurodeputete viziton Zubin Potokun Kandidatja austriake për eurodeputete, Kati Schneeberger, ka vizituar të dielën Komunën e Zubin Potokut. Ajo është...
-
Kandidati për eurodeputet, Lukas Mandl vizitoi meshën shqipe në Vjenë
-
Bildungskarenz: Çfarë duhet të dini për marrjen e fondeve shtetërore austriake për arsimim të mëtejshëm?
-
Muttertag: Si e feston Austria Ditën e Nënës?
-
Çfarë duhet të dini për supermarketet në Austri?