Gjuha
Seminar për sensibilizimin e diasporës për mësimin në gjuhën shqipe
Seminari i mbajtur në Munih të Gjermanisë ishte rrjedhojë e seminarit rajonal, që u mbajt në vitin e kaluar në Kroaci
Më 17 shkurt 2018 në Munih të Gjermanisë u mbajt seminari njëditor për mësimin plotësues në gjuhës shqipe në Bavari. Seminari ishte rrjedhojë e seminarit rajonal, që u mbajt në vitin e kaluar në Kroaci. Në seminar ishin të pranishëm, përpos mësimdhënësve edhe: Zv. Ministri i diasporës Afrim Bekteshi; Këshilltar i Lartë Politik dhe Shef në kabinetin e Ministrit të MASHT-it, Fehmi Hysenaj; Këshilltar i Jashtëm i Ministrit- Ferim Gashi dhe Drejtori i Departamentit të Arsimit në Ministrinë e Diasporës Avdyl Lipoveci dhe nga Fondacioni “Besa”: Rexhep Nikci, fond që e ka ndihmuar shkollën shqipe me mjete financiare, i cili dhe është zotuar se do të jetë përkrahës së shkollës shqipe.
Ajo që i dha shpirt, seminarit ishte prania e veteranit të arsimit, prof. Hazir Mehmeti nga Austria, si dhe prof. Imer Ademi nga KAPSH Gjermani dhe i vet mësimdhënësve të Landit të Bavarisë.
Seminari kishte për qëllim sensibilizimin e diasporës për mësimin në gjuhën shqipe, po ashtu edhe për shkëmbimin e përvojave të mësimdhënësve, për një mësim sa më të mirë dhe cilësor.
Seminari vazhdoi punimet e veta me këto tema:
-Zhvillimi i orës mësimore në Mësimin Plotësues në Gjuhën Shqipe ( në gjuhë e letërsi shqipe, histori, gjeografi dhe art-kulturë)
Metodologjia e mësimdhënies, në raport nxënës/e – mësimdhënës/e
Puna në grupe dhe shkëmbim përvojash të mësimdhënësve
Diskutim rreth punimeve të seminarit (workshop)
Seminarin e hapi kryetari i KMPGJSH-së, Mustafë Krasniqi, ndërsa e përshëndetën edhe Ndërsa Drejtori i Departamentit të Arsimit në Ministrinë e Diasporës Avdyl Lipoveci kishte temën: Njoftim mbi procesin e organizimit të mësimit plotësues në gjuhën shqip në diaspora.
Seminari punën e vet filloi me temat profesionale rreth procesit mësimor të mësimit plotësues, nën përkujdesën e komision të zgjedhur për mbarëvajtjen punës së saj, ku ishin: Hazir Mehmeti, Imer Ademi, Anila Xhani dhe Mustafë Krasniqi, kurse e moderuan Tefik Jaha dhe Blerina Shabani.
Seminari përmbylli punimet e veta me sukses, ku përmbylljen e seminarit e bënë: Mustafë Krasniqi, zv.Ministri Afrim Bekteshi dhe veterani i arsimit, Hazir Mehmeti.
Ndërsa për nder të dhjetëvjetorit të PAVARËSISË SË KOSOVËS dhe vitit të GJERGJ KASTRIOTIT, 550 vjetorit të vdekjes së Skënderbeut, shkolla Shqipe me nxënësit dhe mësimdhënësit e saj, në nivel të Bavarisë mbajti një program artistik, me recitime këngë dhe valle shqipe, nën përkujdesjen e mësueseve: Anila Xhani, Xhevahire Sylejmani, të Blerina Shabanit dhe të moderatores, Lorita Ismajlit, kurse fjalën e rastit e mbajti prof. Isuf Bytyçi.
Temat e seminarit
Prof. Hazir Mehmeti: Ora praktike mësimore në klasa heterogjene.
Prof.Imer Ademi: Tregimi me figura.
Ferim Gashi “Trojet shqiptare dhe vështrimi hartografik”.
Prof. Mustafë Krasniqi: Ora praktike e Klasave me grupmosha të ndryshme.
Prof. Mervete IsmajIi: “Planifikimi i një ore mësimore me klase të rregullt-krahasuar me planifikimin dhe organizimin e një ore mësimore me klase te kombinuara.
Prof. Anila Xhani dhe Prof. Xhevahire Sylejmani: Shkolla Shqipe përballe integrimit, globalizimit dhe asimilimit.
Mr.sci Blerina Shaban: Si duhet të zhvillohet një orë mësimi në lëndën e Historisë?
Prof. Fadil Lumi: Rëndësia dhe problemet mësimit plotësues.
Prof. Isuf Bytyçi: Orë mësimore në lëndën e Gjuhës Shqipe.
Ndërsa puna në grupe ishte pjesa më atraktive e seminarit, të udhëhequr nga Mislim Berisha.
E-Diaspora
-
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së Nën dirigjimin e Facundo Agudin, Orkestra Simfonike e RTSH-së solli një mbrëmje të veçantë artistike, me... -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj -
Gjermani
Hapet Shkolla Shqipe “URA” në Esslingen për fëmijët e diasporës
Jeta në Austri
-
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë Punimi i tij shkencor mbi konceptin e lirisë sipas Erich Fromm u vlerësua me çmim dhe... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Shqiptarët protestojnë sërish në Vjenë: “Jemi në mbështetje të popullit në Shqipëri” -
Skanerët e rinj të aeroportit të Vjenës lejojnë lëngjet deri në dy litra -
Më pak se 50% i kalojnë provimet e integrimit A2/B1 të Austrisë
















