Kosova
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, viziton Kosovën
Bëhet e ditur se Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, nga 19 deri më 22 nëntor 2023 do të ketë një turne në Ballkanin Perëndimor, ku fillimisht do të vizitojë Bosnjë e Hercegovinën, Kosovën, pastaj Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut, përcjell albinfo.ch.
Në një komunikatë për media bëhet e ditur se të dielën, më 19 nëntor, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s do të udhëtojë në Bosnjë e Hercegovinë, ku do t’i takojë anëtarët e Presidencës.
Ndërkaq të hënën, më 20 nëntor, Sekretari i Përgjithshëm do të vazhdojë udhëtimin e tij në Kosovë, ku do të ketë takim me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.
Stoltenberg dhe Osmani do të mbajnë një konferencë për media në ora 16:10.
Ai gjithashtu viziton kampin Nothing Hill të KFOR-it, ku do të takohet me komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Ulutaş dhe do t’u drejtohet trupave të KFOR-it.
Stoltenberg do të takohet gjithashtu me Drejtorin e Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s, gjeneral brigade Hammerstein.
Ndërkaq, të martën, më 21 nëntor, Sekretari i Përgjithshëm do të jetë në Beograd.
Më vonë atë ditë, Stoltenberg do të udhëtojë në Republikën e Maqedonisë së Veriut për t’u takuar me presidentin Stevo Pendarovski dhe kryeministrin Dimitar Kovaçevski.
Sekretari i Përgjithshëm do të takohet edhe me kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi dhe do të mbajë një fjalim para Kuvendit.
Të mërkurën, më 22 nëntor, Sekretari i Përgjithshëm do të marrë pjesë në një takim me liderët nga rajoni.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, presidenti i Kroacisë, Zoran Milanović, kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajiq dhe kryeministri i Sllovenisë, Robert Golob, janë ftuar të marrin pjesë.
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions











