Lajme
SBB jep miliona për sigurinë në stacione dhe trena
Hekurudhat Federale Zvicerane (SBB) i kanë dhënë kompanisë private të sigurisë Securitas një kontratë trevjeçare me vlerë dhjetëra miliona franga, për garantimin e sigurisë në stacionet hekurudhore dhe në trenat në të gjithë Zvicrën.
Sipas zëdhënëses së SBB-së, Sabrina Schellenberg, kontrata parashikon që Securitas të sigurojë kryesisht një prani parandaluese në trena dhe në zona stacionesh. Përveç kësaj, kompania menaxhon edhe një qendër operative në rajonin e Cyrihut, e cila koordinon dhe shpërndan patrullat e sigurisë në terren, transmeton albinfo.ch.
Bashkëpunim për sigurinë
Siguria në stacione dhe trena nuk sigurohet vetëm nga punonjësit e Securitas, por edhe nga policia e transportit e SBB-së si dhe nga Transsicura, një filial i SBB-së. Policia e transportit, me rreth 200 punonjës, ka kompetenca policore në situata të përshkallëzuara dhe është e pajisur me armë shërbimi, sprej piper dhe shkop gome.
“Siguria është një detyrë e përbashkët”, thekson Schellenberg, duke nënvizuar rëndësinë e bashkëpunimit mes të gjitha organizatave partnere në trena dhe rreth stacioneve.
Oferta më e favorshme
Securitas ka punuar për SBB-në për 16 vite, kryesisht në zonën e rrjetit të transportit të Cyrihut. Meqë kontrata aktuale përfundon në pranverë, shërbimet u nxorën sërish në tender publik. “Securitas paraqiti ofertën më të favorshme dhe për këtë arsye fitoi sërish kontratën”, shpjegon zëdhënësja e SBB-së.
Në platformën zyrtare të tenderimeve Simap, SBB thekson se vendimtare kanë qenë vlerësimet e larta në të gjitha kriteret cilësore të dhënies së kontratës.
Dhunë dhe vandalizëm në rritje
Kohët e fundit, incidente të shpeshta dhune dhe vandalizmi në stacionet hekurudhore, sulme ndaj stafit të SBB-së dhe dëmtime të trenave kanë shkaktuar reagime të forta publike. Sindikatat hekurudhore dhe vetë SBB prej kohësh zhvillojnë fushata për të tërhequr vëmendjen ndaj rritjes së dhunës ndaj personelit të trenave.
Rrezikohen jo vetëm punonjësit, por edhe pasagjerët, veçanërisht nga tifozë sportivë të pakontrolluar apo persona të dehur dhe agresivë.
Me këtë kontratë të re, SBB synon të forcojë më tej masat parandaluese dhe të rrisë ndjenjën e sigurisë për udhëtarët në të gjithë vendin.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana” -
Nju-Jork
Tragjedi në Manhattan: 56-vjeçarja shqiptare humb jetën pasi ra në një pusetë elektrike
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë













