Lifestyle
Sandra Oh e Andy Samberg, prezantues në ceremoninë “Globi i Artë”
Aktorja kanadeze, Sandra Oh dhe aktori amerikan Andy Samberg, do të jenë bashkëprezantues të ceremonisë së ardhshme të ndarjes së shpërblimeve “Globi i Artë”. Kështu kanë bërë të ditur organizatorët e kësaj ngjarjeje të mërkurën mbrëma, përcjell albinfo.ch
Dy aktorët do ta prezantojnë për herë të parë këtë ngjarje, e cila i nderon më të mirët në televizion dhe film. Nominimet për shpërblimet e ardhshme “Globi i Artë” do të bëhen të ditura sonte, derisa ceremonia e ndarjes së çmimeve glamuroze do të zërë vend më Beverly Hills më 6 janar.
Ceremonia, gjithashtu, transmetohet direkt në kanalin NBC. Ceremonia e ndarjes së shpërblimeve “Globi i Artë”, e cila organizohet nga Shoqata e Gazetarëve të Huaj në Hollywood, është ngjarja e parë e cila e fillon zyrtarisht sezonin e shpërblimeve në Hollywood, që përmbyllet me ceremoninë e shpërblimeve ”Oscar”, më 24 shkurt.
E-Diaspora
-
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën Me fillimin e sezonit veror dhe kthimin e mijëra bashkatdhetarëve, Prishtina synon të ofrojë një përvojë... -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare
Jeta në Austri
-
Problemi i drogës po rritet në Vjenë Gjithnjë e më shumë njerëz në Vjenë po kërkojnë ndihmë për shkak të problemeve me drogën,... -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë











