Kuriozitete
Samsung prezanton modelin e ri, S21
Në një event online, Samsung prezantoi smartfonin e ri, galaxy S21, me çmime të ulura për rreth 200 dollarë krahasuar me gjeneratën pararendëse të tij.
Aparati S21, me një ekran 6.2 inch, është i disponueshëm për porosi me një cmim fillestar prej 800 dollarësh për klientët amerikanë.
Duhet theksuar se lideri global në fushën e smartfonëve prezantoi edhe S21 Plus me ekran 6.7 inch dhe S21 Ultra, me ekran 6.8 inch. Të gjitha aparatet përdorin rrjetin wireles ultra të shpejtë 5G që po instalohet në gjithë botën.
Ultra S21 vjen me një çmim pak më të lartë, 1200 dollarë kjo edhe për shkak se ai konsiderohet edhe më i avancuari i grupit.
Samsungu flet për përmirësim të procesorit dhe teknologjisë së kamerave, në aparatet që vijnë me një dizajn të ri për smartfonët me sistem android, madje analistët, që kanë mundur t’i shohin në avancë ata, thonë se smartfonët e rinj duken më mirë në jetën reale se sa në foto.
Samsungu ka qenë në krye ose pranë kreut në tregun e smartfonëve vitet e fundit dhe ka shitur rreth 80 milionë aparate në tremujorin e tretë të vitit të shkuar, duke lënë pas kompanitë kineze Huawei dhe Xiaomi dhe atë amerikane, Apple.
Të ngjashme
Të tjera nga Kuriozitete
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë










