Shqipëria
Sa udhëtojnë shqiptarët
Lëvizjet jashtë Shqipërisë kanë shënuar një rritje të ndjeshme në vitin 2025, duke u rritur me 14.3% krahasuar me vitin 2024
Gjatë vitit 2025, banorët e Shqipërisë mbi moshën 15 vjeç kryen rreth 4.5 milionë udhëtime brenda dhe jashtë vendit, për qëllime personale apo biznesi. Të dhënat tregojnë se pjesa dërrmuese e këtyre lëvizjeve lidhet me kohën e lirë, pushimet dhe vizitat familjare, ndërsa udhëtimet për arsye pune mbeten në një peshë më të ulët.
Sipas statistikave, 97.6% e udhëtimeve u kryen për arsye personale, ndërsa vetëm 2.4% për qëllime biznesi. Muajt e verës vijojnë të jenë periudha më aktive për udhëtime, me kulmin në gusht, i cili përbën 12.6% të totalit, i ndjekur nga qershori me 10.9% dhe korriku me 9.8%. Një rritje e lëvizjeve është regjistruar edhe në dhjetor, me 10.2%, kryesisht e lidhur me periudhën e festave, shkruan Scan, transmeton albinfo.ch.
Brenda territorit të Shqipërisë janë kryer rreth 4.4 milionë udhëtime personale, ku motivi kryesor ka qenë “pushime dhe kohë e lirë”, duke zënë 52.8% të totalit. Ndërkohë, për udhëtimet jashtë vendit, arsyeja kryesore ka qenë vizita te të afërm dhe miq, me 52% të rasteve.
Lëvizjet jashtë Shqipërisë kanë shënuar një rritje të ndjeshme në vitin 2025, duke u rritur me 14.3% krahasuar me vitin 2024. Paralelisht me këtë tendencë, shqiptarët kanë përdorur më shumë struktura akomodimi si hotele dhe ambiente me qira (Airbnb etj.), të cilat shënuan rritje përkatësisht me 5.6% dhe 5.9%.
Ndër zhvillimet më të dukshme ishte edhe rritja e përdorimit të transportit ajror, i cili regjistroi rritjen më të lartë me rreth 14%, duke reflektuar një prirje më të madhe për udhëtime më të shpejta dhe destinacione jashtë vendit. Këto shifra tregojnë një vit me më shumë lëvizje dhe një rikthim të fortë të udhëtimeve si pjesë e stilit të jetesës së shqiptarëve.
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Danimarkë
Aroma Lushaku diplomon në Danimarkë me një studim për luftën në Kosovë 25-vjeçarja shqiptare diplomon në Danimarkë, punimi për luftën në Kosovë vlerësohet maksimalisht... -
Gjermani
Aksident tragjik në Gjermani, raportohet për vdekjen e 20-vjeçares nga Kosova -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë
Jeta në Austri
-
Temperatura rekorde edhe në Vjenë Në qendër të Vjenës u matën 40 gradë Celsius, duke tejkaluar rekordin e mëparshëm prej 39.5... -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz













