Shqipëria
Sa të huaj punojnë në Shqipëri?
Rreth 3122 shtetas të huaj punojnë në Shqipëri, ku 1705 janë të pajisur me leje pune dhe pjesa tjetër me vërtetim deklarimi për punësim
Pjesa më e madhe e punonjësve me shtetësi të huaj të punësuar në Shqipëri janë shtetas turq.
Të dhënat zyrtare të Shërbimit Kombëtar të Punësimit, tregojnë se turqit zënë plot 32 për qind të totalit.
Ndërsa edhe punonjësit me shtetësi kineze, zënë një pjesë të konsiderueshme, duke u renditur në vendin e dytë me 11 për qind.
Në Shqipëri janë të punësuar edhe shtetas maqedonas dhe amerikanë respektivisht me 4 për qind të totalit, ndërsa punonjësit austriakë regjistrohen në nivelin më të ulët 0 për qind, raporton ‘Scan’.
Shërbimi Kombëtar i Punësimit ka regjistruar në kategorinë “të tjerë” 30 për qind të punonjësve të huaj, duke mbledhur kështu disa shtetësi bashkë, si italianë, holandezë, grekë, francezë, rumunë, portugezë, kosovarë etj, përcjell albinfo.ch.
Rreth 3122 shtetas të huaj punojnë në Shqipëri, ku 1705 janë të pajisur me leje pune dhe pjesa tjetër me vërtetim deklarimi për punësim.
Shifrat zyrtare të Shërbimit Kombëtar të Punësimit i referohen vitit 2017, ndërsa vijon të jetë i njëjti trend edhe për këtë vit.
Ndërtimi qëndron në vendin e parë sa i përket sektorit që punëson më shumë të huaj, me 27 për qind, dhe në vendin e dytë qëndron kategoria “aktivitete shërbimesh dhe të tjera”, ndërsa sektorët e tjetër zënë një përqindje shumë më të ulët.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Nju-Jork: Baleti Kombëtar i Kosovës me dy shfaqje Bëhet e ditur se Baleti Kombëtar i Kosovës, do të realizojë edhe një paraqitje tjetër të...
-
Belgjikë: Kori “Siparantum” do të dhuroj paraqitje dinjitoze
-
Çikago: Pianistja Anila Aliu, me koncert recital
-
Sopranoja Elbenita Kajtazi ndan bursa vjetore për studentët shqiptarë të muzikës
-
BQK: Mbi 112 milionë euro i sollën mërgimtarët në Kosovë vetëm gjatë marsit
Jeta në Austri
-
Katër liqene të bukura, tek të cilat mund të shkoni lehtësisht nga Vjena me transport publik Pranvera është këtu dhe vera është rrugës. Është koha e përsosur e vitit për të vizituar...
-
Sa vite duhet të punoni në Austri që të keni të drejtën e pensionit?
-
Austrian Airlines arrin marrëveshje pagash me punëtorët për të shmangur grevat e reja
-
Katër gjëra që duhet të dini para se të regjistroni fëmijën tuaj në një kopsht fëmijësh në Vjenë
-
A mund të marr përfitime papunësie në Austri nëse jam i vetëpunësuar?