Lajme
Sa po e kursejnë zviceranët energjinë elektrike
Më të ndjeshme në këtë drejtim janë gratë dhe personat mbi 50 vjeç. Një trend i rikonfirmuar nga Zyra Federale e Energjisë, e cila vuri re përmes një monitorimi të energjisë një rritje të përdorimit të llambave dhe sensorëve LED
Shumica dërrmuese e zviceranëve duket se ndjekin rekomandimet e Këshillit Federal në lidhje me kursimin e energjisë. 96% e njerëzve të pyetur në një sondazh thonë se bëjnë detyrën e tyre, duke fikur dritat, duke hequr dorë nga banja apo gatimi. Sipas sondazhit përfaqësues – i kryer me 2500 persona dhe i publikuar nga shitësi online Digitec Galaxus – janë kryesisht gratë dhe personat mbi 50 vjeç që deklarojnë se ndjekin këshillat në këtë fushë, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch.
Të rinjtë e moshës 15-29 vjeç janë më të rezervuar, por thonë se janë të gatshëm të marrin trenin më shumë dhe t’i lënë makinat e tyre në garazh. Megjithatë, disa nga të intervistuarit nuk kishin leje drejtimi apo makinë. Në përgjithësi, më pak se 4% e të anketuarve thanë se nuk ndjekin asnjë këshillë për kursimin e energjisë. Në Gjermani, përqindja e njerëzve që ndjekin rekomandimet është e ngjashme me atë të regjistruar në Zvicër, ndërsa në Austri arrin në gati 98%.
Një trend që ndjek edhe të dhënat e Konfederatës për rritjen e përdorimit të llambave dhe sensorëve LED. Në fakt, këto janë zgjedhja e parë në sektorin e ndriçimit dhe sensorëve 2021. “Konsumimi i energjisë elektrike është ulur vitet e fundit edhe falë LED-ve”, lexohet në një shënim të Zyrës Federale të Energjisë. Sipas monitorimit të energjisë së ndriçimit të vitit të kaluar, “në vitin 2021, konsumi i energjisë elektrike për ndriçim ishte 6,5 TWh, ose 24,4% më pak se në vitin 2012, viti i konsumit më të madh”. Sipas studimit, zëvendësimi i llambave tradicionale me llamba LED dhe funksionimi korrekt i sistemeve të ndriçimit bëjnë të mundur përgjysmimin e konsumit të energjisë elektrike.
E-Diaspora
-
Mërgimtarët drejt vendlindjes: Ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare Pikat kufitare janë të qeta pavarësisht fillimit të sezonit veror dhe ardhjes së mërgimtarëve... -
Orkestra “Amadeus” shkëlqen në Pragë, fiton katër çmime në festivalin ndërkombëtar “Musica Orbis” -
Gjermani
Dr. Burim Prushi emërohet drejtues i një klinike në Gjermani -
Britani
Elena Daçi diplomon në Cambridge, prezanton “Lahutën e Malësisë” -
Ansambli “Trojet” forcon lidhjet me diasporën shqiptare gjatë turneut kulturor në SHBA
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas












