Kosova
Sa persona ndërruan jetë nga aksidentet më 2018?
Shkaktarët kryesorë të këtyre aksidenteve po del të jetë faktori njeri dhe mos përshtatja e shpejtësisë me rregullat e komunikacionit
Në muajin korrik të vitit të kaluar, pesë anëtarë të familjes Sadikaj, nga Sopia e Suharekës, kanë humbur jetën në një aksident trafiku.
Po më 2018 si pasojë e aksidentit humbën jetën edhe katër anëtarët e familjes Shala. Përveç këtyre dy rasteve të rënda, rrugët e Kosovës në vitin 2018, morën edhe jetën e më shumë se 85 persona tjerë.
Edhe pse krahasuar me vitin 2017 është vërejtur rënie e lehtë e aksidenteve, në bazë të statistikave të Policisë në territorin e Kosovës brenda kësaj periudhe të vitit kanë ndodhur gjithsej 14 mijë e 393 aksidente.
Shkaktarët kryesorë të këtyre aksidenteve po del të jetë faktori njeri dhe mos përshtatja e shpejtësisë me rregullat e komunikacionit.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani për KosovaPress, ka deklaruar se për 10.80 përqind ka një ulje të të gjitha kategorive të aksidenteve rrugore, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, përcjell albinfo.ch.
“Në bazë të shifrave që ne i posedojmë si Polici e Kosovës mund të themi se aksidentet me pasoja fatale nga janari deri në nëntor të këtij viti kanë shënuar ulje për 20.56 përqind, që do thotë nga 107 persona sa kanë humbur jetën periudhën e vitit të kaluar në këtë periudhë kohore janë 85 apo thënë 22 persona më pak që kanë humbur jetën…Sa i përket aksidenteve me lëndime kemi rënie për 1.96 për qind të atyre të dëmeve materiale për 15.73 për qind apo në total, thënë si aksidente të përgjithshme ka rënie diku për 10.80 për qind”, ka deklaruar Kelani.
Sipas Kelanit, në këtë ulje ka ndikuar edhe planet operative që Policia e Kosovës i ka hartuar dhe zbatuar gjatë këtij viti si shqiptim të gjobave për vozitësit më pak të përgjegjshëm, përdorimin e dronit, përdorimin e makinave civile, vendosje të patrullave policore në pikat më sensitive etj.
Si shkaktarët kryesor të aksidenteve në vend po konsiderohet të jetë tejkalimi i shpejtësisë, anashkalimi dhe përdorimi i telefonit.
E komuna e Prishtinë kryeson për numrin më të madh të aksidenteve në vend, por në zonat jashtë urbane është shënuar numri më i madh me fatalitet.
“Faktorët kontribues që ndikojnë në shtimin e aksidenteve mund të them se janë kryesisht mos përshtatja e shpejtësisë sipas shenjave që parashihen me ligjin për komunikacionin rrugor, që kryesisht tejkalimi i shpejtësisë po ndikon në aksidentet me pasoja fatale, mos mbajtja e distancës dhe mos përshtatja e ngasjes së automjeteve me kushtet e rrugës, apo kushtet klimatike… 12;16 Në bazë të të gjeturave që kanë dal apo kanë rezultuar nga këto analiza del që kryesisht aksidentet ndodhin më shumë në fillim të javës, pra ditën e hënë dhe në përfundim të javës, ku njerëzit kryesisht përgatiten për fundjavën…Sa i përket orës numri më i madh i aksidenteve ka ndodhur nga ora 14:00 deri në ora 18:00, kryesisht kur është më shumë i frekuentuar qarkullimi me automjete”, ka shtuar zëdhënësi i Policisë.
Ndryshe, në vitin 2017 në rrugët e Kosovës kanë ndodhur gjithsej 16 mijë e 122 aksidente, prej tyre 119 persona humbën jetën, derisa u shqiptuan më pak gjoba se sa në vitin 2018.
E-Diaspora
-
LAPSH në Bavari përmbyll me sukses vitin shkollor 2025/2026 Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë falënderon mësuesit, nxënësit dhe prindërit për kontributin në ruajtjen e... -
Një instalacion monumental i artistit shqiptar në Gjenevë kushtuar viktimave të zhdukjes me dhunë -
Rei Dunja përfundon me sukses studimet në Edinburgh, zgjedh të rikthehet në atdhe -
Blerta Basholli: Si shqiptare në Kosovë ndihesha sikur i përkisja një shtrese më të ulët -
Aeroporti i Prishtinës kalon shifrën e 2 milionë udhëtarëve në vitin 2026
Jeta në Austri
-
Austria regjistron temperaturën më të lartë në histori, termometri arrin 40.8°C Austria në alarm nga vapa ekstreme, shënohet temperatura më e lartë ndonjëherë... -
Austri
Pranvera Berisha doktoron në Austri me hulumtim inovativ në gjenetikë dhe inteligjencë artificiale -
Fluturimi Graz-Vjenë ka gjasa të anulohet -
Rreth 3.6 milionë austriakë duhet të ndërrojnë patentë shoferët -
48,000 fëmijë austriakë do të marrin nga 150 euro për pajisje shkollore














