CH-Ballkani
Sa paguhet një ‘punëtor krahu’ në Shqipëri, Ballkan dhe Evropë?
Më të larta kostot e punës janë në Evropën Perëndimore, ku mesatarisht punësimi i një personi kushton nga 30 deri në 40 euro ora
Krahu i lirë i punës llogaritet të jetë më i lirë në rajon dhe Bashkim Evropian. Kosto orare mesatare për një të punësuar në Shqipëri llogaritet të jetë rreth 2.3 euro, rreth 12 herë më e ulët se mesatarja e BE-së.
Të dhënat janë marrë nga Instituti i Statistikave të Shqipërisë (INSTAT) dhe Agjencia Evropiane e Statistikave (EUROSTAT) për vendet e tjera të Evropës, shkruan ‘Monitor’.
Krahasuar me vendet e rajonit, kostot orare e punës llogaritet të jetë 1.2 euro më e lirë se në Maqedoni, ku një orë pune kushton 3.5 euro. E treta më e lirë për sa u përket kostove është Bullgaria, ku një orë punë krahason 4.9 euro, përcjell albinfo.ch.
Në vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, si Serbia, Bosnja e Hercegovina dhe Mali i Zi, kostot orare të punës janë më të larta se 5 euro. Në Serbi, kosto mesatare orare është 5.1 euro, në Malin e Zi 5.3 euro, ndërsa në Bosnjë dhe Hercegovinë 5.8 euro.
Sipas të dhënave të EUROSTAT, mbi kostot orare mesatare të punës, Evropa Lindore dhe Qendrore, në krahasim me Evropën Perëndimore, janë më të lira. Ato luhaten nga 6 deri në 12 euro ora.
Më pas, për kosto të lirë punë, renditen vendet e Evropës Jugore si Italia, Spanja, Greqia dhe Portugalia, ku kosto orare mesatare e punës varion nga 15 deri në 30 euro.
Më të larta kostot e punës janë në Evropën Perëndimore, ku mesatarisht punësimi i një personi kushton nga 30 deri në 40 euro ora.
Në Gjermani, kostot orare mesatare sipas të dhënave të EUROSTAT llogariten rreth 34 euro, në Francë rreth 36 euro për një orë, ndërsa në Belgjikë është 39.6 euro.
Evropa Veriore ka kostot më të larta se e gjithë pjesa tjetër e Evropës. Në Danimarkë, Islandë dhe Norvegji, ora mesatare e punës kushton mbi 40 euro.
Një i punësuar kërkon në Danimarkë mesatarisht 42.5 euro në orë, po aq edhe në Islandë.
Vendi më i shtrenjtë i Evropës për sa u përket kostove orare të punës është Norvegjia, ku mesatarisht një i punësuar paguhet mbi 50 euro për një orë.
E-Diaspora
-
UHZ dhe ABSM hapin një kapitull të ri bashkëpunimi për aftësim profesional Njohuritë akademike synohet të plotësohen me kompetenca që studentët mund t’i përdorin drejtpërdrejt në zhvillimin e... -
SHKASH “Xheladin Zeqiri” nga Tetova prezanton folklorin shqiptar në Qipro -
Gjenevë: Ministri Hoti merr pjesë në aktivitetet kushtuar viktimave të zhdukjes me forcë -
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri
Jeta në Austri
-
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike Vjena po shqyrton nëse do t’i bëjë tualetet publike falas në të gjitha aspektet. Vlerësimi është... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë












