Kosova
Sa mund të dënohet pronari i kamionit që shkaktoi aksidentin në Gjilan
Sipas kualifikimit fillestar që u ka bërë Prokuroria Themelore në Gjilan dyshimeve ndaj pronarit të kompanisë, ai po hetohet për mbikëqyrje të pandërgjegjshme të trafikut publik
Pronari i kamionit që shkaktoi aksidentin tragjik në Gjilan, i identifikuar me inicialet V.T., akuzohet për veprën “Mbikëqyrja e pandërgjegjshme e trafikut publik”.
Prokuroria Themelore në Gjilan ka bërë me dije se ka ndaluar të dyshuarin V.T., në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të veprës penale, “Mbikëqyrja e pandërgjegjshme e trafikut publik”.
Ndërkaq, prokurorja e rastit ndaj të dyshuarit ka paraqitur kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh në Gjykatën kompetente në Gjilan.
Sipas kualifikimit fillestar që i ka bërë Prokuroria Themelore në Gjilan dyshimeve ndaj pronarit të kompanisë, ai po hetohet për “Mbikëqyrje të pandërgjegjshme të trafikut publik”.
Sipas Nenit 381, edhe nëse nuk do të kishte viktima në këtë rast, vetë fakti që një automjet i tillë është lejuar të qarkullojë pa i plotësuar kushtet, pronari si përgjegjës i kompanisë ka kryer vepër penale.
“Kushdo që është përgjegjës për dhënien e urdhrave për ngasje apo që lejon tjetrin të ngasë edhe pse e di se ngasësi për shkak të lodhjes, sëmundjes, dehjes me alkool apo shkaqeve të tjera nuk është në gjendje që në mënyrë të sigurt të drejtojë automjetin, ose automjeti nuk është në gjendje të rregullt dhe me këtë rrezikon jetën e njeriut, sigurinë fizike ose shkakton dëm pasuror, dënohet me dënimin nga paragrafi 1. i këtij neni”, thuhet në paragrafin e dytë të nenit 381 të Kodit Penal, raporton Koha.net.
Sipas këtij neni, kur nuk ka viktima në njerëz, kjo vepër sanksionohet me gjobë dhe me burgim me se shumti 5 vjet, përcjell albinfo.ch.
Por për rastet kur qarkullimi i një automjeti në trafik që nuk i plotëson kushtet shkakton vdekje ose lëndime të rënda, atëherë dënimi parashihet me një paragraf tjetër të nenit të njëjtë. Kësisoj në raste kur shkaktohet vdekja, minimumi që mund të dënohet dikush për kryerjen e kësaj vepre penale është 3 vjet ndërsa maksimumi 12 vjet.
“Nëse vepra penale nga paragrafi 1. ose 2. i këtij neni rezulton me vdekjen e një apo më shumë personave, kryesi dënohet me burgim prej tre (3) deri në dymbëdhjetë (12) vjet”, thuhet në paragrafin e 5 tek i njëjti nen.
Përkundër se Kodi Penal ka tavanin minimal për secilën vepër, shpesh gjyqtarët shqiptojnë dënime me të ulëta se minimumi që parashihet në Kod Penal. Kjo pasi që është në diskrecion të gjyqtarëve që të marrin për bazë rrethana lehtësuese për të akuzuarin gjë që sjell deri të shqiptimi i dënimit më të butë se sa pragu minimal që parashihet.
Një praktikë e tillë e gjyqtarëve është kritikuar në vazhdimësi nga Shoqëria Civile pasi që ka ngritur dilema nëse gjyqtarët vlerësojnë më shumë rrethanat lehtësuese se sa ato rënduese për një të akuzuar.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Protesta e tretë në Gjenevë kundër Ligjit 21/2024, diaspora shqiptare vazhdon mobilizimin për mbrojtjen e Vjosës dhe zonave të mbrojtura Për të tretën herë me radhë, pjesëtarë të diasporës shqiptare u mblodhën në Gjenevë për të... -
FSHF vazhdon kërkimin e talenteve në diasporë: “Open Stage” më 27 qershor në New York -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani
Jeta në Austri
-
Shqiptarët protestojnë sërish në Vjenë: “Jemi në mbështetje të popullit në Shqipëri” Një tubim solidarizues u mbajt për të tretën herë në Vjenë, ku dhjetëra shqiptarë shprehën mbështetjen... -
Skanerët e rinj të aeroportit të Vjenës lejojnë lëngjet deri në dy litra -
Më pak se 50% i kalojnë provimet e integrimit A2/B1 të Austrisë -
Mbylljet e Transportit Publik të Vjenës në vitin 2026: Ndërprerje të S-Bahn, U3, U4 -
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar














