Financa
Sa kohë duhet për t’u bërë milioner?
Edhe për ata të paktë që ia arrijnë, të bëhesh milioner nuk është një gjë që bëhet brenda një dite
Një artikull në “visualcapitalist.com” ka mbledhur informacione se sa kohë u është dashur personave më të pasur të planetit që të arrijnë 6 zerot e para, duke dalë në konkluzionin se shpesh janë dashur disa vite.
Nëse analizojmë kampionin e tyre, mesatarisht do të duheshin 8 vite për të arritur milionin e parë. Dhe jo para moshës 36 vjeçare.
Super të pasurit e botës, sipas artikullit, në 2019 vlejnë rreth 744 miliardë dollarë në total dhe janë gjithsej 2 mijë e 153 të tillë. Më tej, artikulli evidenton se pjesa më e madhe e këtyre personave e ka trashëguar pjesërisht ose plotësisht pasurinë që ka dhe në këtë rast, për ata nuk kërkohet se si e kanë bërë milionin e pare, transmeton Scan.
Përtej këtyre fatlumëve, ka të tjera në grupin e super të pasurve që u është dashur një angazhim deri në 5 vite ndërsa një grupi tjetër i janë dashur 10 vite. Ka edhe raste kur janë dashur 17 vite, përcjell albinfo.ch.
Sektori që ka prodhuar më shpejt milionerë është ai i komunikacionit, falë teknologjisë. Nga 3 deri në 5 vite është arritur te 6 zerot e para.
Sektorë si manifaktura ose moda e bëjnë më të vështirë e të lodhshëm arritjen e objektivit për milionin e parë, aq sa kërkojnë thuajse 10 vite.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital













