Lifestyle
Sa janë të pasura Rita Ora dhe Dua Lipa
Këngëtaret shqiptare tashmë kanë krijuar pasuri, duke u renditur ndër me të pasurat në Britaninë e Madhe
“Heat”, revista e njohur britanike, ka publikuar listën e personazheve të famshëm më të pasur nën moshën 30-vjeçare në Britaninë e Madhe, si dhe ata që njëkohësisht fitojnë më shumë.
Në vendin e parë qëndron Ed Sheeran, i cili është cilësuar si i famshmi më i pasur në Mbretërinë e Bashkuar nën moshën 30 vjeç, me një pasuri të vlerësuar prej 170 milionë funtesh.
Në vend të dytë ndodhet Daniel Radcliffe, me një pasuri prej 90 milionë funtesh, ndërsa Harry Styles, 25 vjeç, është i treti me afër 64 milionë funte.
Ndërkohë, pjesë e listës janë edhe dy këngëtaret shqiptare, Rita Ora dhe Dua Lipa, përcjell albinfo.ch.
Rita Ora është renditur e 13-ta me një pasuri prej 17.8 milionë funtash, ndërsa Dua Lipa zë vendin e 15-të me 11.8 milionë funte.
Kujtojmë se vitin e kaluar këtë listë e kryesonte Adele, por tani ajo është 31 vjeçe dhe froni nuk i përket më asaj.
E-Diaspora
-
Bëhu pjesë e rrjetit profesional shqiptar në Zvicër Nëse je inxhinier, arkitekt, profesionist, student apo i angazhuar në një fushë teknike, shkencore ose profesionale,... -
Pritjet vazhdojnë në dalje të Kosovës, kolona deri në 1 orë në disa pika kufitare -
Gjermani
Të gjitha 10-ta dhe medalje ari: Frenki Qafoku realizon ëndrrën për të studiuar inxhinieri në Gjermani -
Pas manifestimit “Përderisa i kujtojmë, ata jetojnë”, një delegacion do të pritet në Pallatin e Kombeve -
Ramë Dardania merr pjesë në panelin përmbyllës të artit, në Cyrih
Jeta në Austri
-
Dhëniet e shtetësisë austriake rriten me 17% në gjysmën e parë të vitit 2026 Grantet e shtetësisë në Austri u rritën me gati një të pestën në gjysmën e parë... -
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar












