Lajme
Sa i kushtoi Amerikës lufta në Afganistan
Sa shpenzoi Amerika në Afganistan
Të krijuara dhe stërvitura me një kosto prej 83 miliardë dollarësh gjatë dy dekadave, forcat afgane të sigurisë u rrëzuan aq shpejt dhe plotësisht – në disa raste pa qëlluar asnjë të shtënë – saqë duket se ata që përfituan përfundimisht nga investimi amerikan ishin talibanët. Ata morën jo vetëm pushtetin politik, por edhe kapacitetet luftarake të ofruara nga SHBA – armë, municion, helikopterë dhe më shumë, transmeton albinfo.ch.
Kostoja në njerëz
Numri i amerikanëve të vrarë në Afganistan deri në prill të vitit 2021: 2,448.
Kontraktorët amerikanë: 3,846.
Ushtria dhe policia afgane: 66,000.
Anëtarët e forcave të tjera, përfshirë nga vendet anëtare të NATO-s: 1,144.
Civilët afganë: 47,245.
Talibanët dhe luftëtarët e tjerë opozitarë: 51,191.
Punëtorët për ndihma: 444.
Gazetarët: 72.
Pagesa për luftën? Me kredi, jo para të gatshme
Ish-presidenti amerikan, Harry Truman, ka rritur përkohësisht taksat për të paguar Luftën Koreane për gati 92 për qind.
Më pas ish-presidenti Lyndon Johnson ka rritur taksat po ashtu përkohësisht për të paguar Luftën në Vietnam për 77 për qind.
Ish-presidenti tjetër amerikan, George W. Bush, ka ulur taksat për të pasurit për 8 për qind – në vend që t’i rriste ato – për të paguar për luftërat në Afganistan dhe Irak.
Llogaritet se luftërat në Afganistan dhe Irak janë mbuluar me borxh shtetëror në SHBA në vlerë të 2 trilionë dollarëve deri më 2020.
Kostoja e interesit besohet se do të shkojë deri në 6.5 trilionë dollarë deri më 2050.
Bilmes vlerëson se Shtetet e Bashkuara janë zotuar se do të shpenzojnë 2 trilionë dollarë në kujdes shëndetësor, varrime dhe shpenzime tjera për 4 milionë veteranë amerikanë që kanë luftuar në Afganistan dhe Irak.
Periudha kur këto shpenzime do të arrijnë pikun, pritet të jetë pas vitit 2048.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Shqiptarja e veshur me xhubletë diplomon në Universitetin prestigjioz në SHBA Mary Camaj në ditën e saj të diplomimit ka veshur xhubletën, duke marrë kështu pjesë në...
-
Kryeministri i Kosovës sërish me thirrje për qytetarët e Kosovës dhe ata në diasporë që të regjistrohen
-
ASK: Mbi 1.4 milionë qytetarë të regjistruar, mbi 400 mijë nga diaspora
-
Rama njofton për programin e veçantë për emigrantët që duan të investojnë në Shqipëri
-
400 mijë të regjistruar përmes platformës e-diaspora
Jeta në Austri
-
Si po e bën Austria më të lehtë imigrimin e punonjësve të huaj shëndetësorë? Plakja e popullsisë së Austrisë dhe mungesa e punonjësve të kujdesit shëndetësor janë ndër sfidat kryesore...
-
A mund të blejnë të huajt prona në Austri?
-
A mund të marr nënshtetësinë austriake dhe të lëviz menjëherë jashtë vendit?
-
Kandidatja austriake për eurodeputete viziton Zubin Potokun
-
Kandidati për eurodeputet, Lukas Mandl vizitoi meshën shqipe në Vjenë